Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Berisha do tentojë shkarkimin e Bashës, nuk njeh vendimin e tij: Jam pjesë e grupit parlamentar, hyj kur të dua në PD

Berisha do tentojë shkarkimin e Bashës, nuk njeh vendimin e tij: Jam

Pas përfundimit të seancës së shkurtër parlamentare, ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish kryedemokratin Lulzim Basha, pasi ky i fundit e përjashtoi nga grupi i PD.

Përjashtimin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha e lidh me pakte dhe pazare mes Ramës dhe Bashës.

"Jam më imotivuar se kurrë në jetën time për të mbrojtur interesin publik të qytetarëve dhe për të mbrojtur interesin kombëtar, për të denoncuar të gjitha aferat e këtij regjimi. Ajo që ndodhi është një marrëveshje Rama-Basha në kurriz të zgjedhësve shqiptarë. PD është parti e lirive dhe të drejtave njerëzore, e kushtetutshmërisë dhe interesit kombëtar", tha Berisha.

A do shkarkohet Basha?

Berisha la të kuptohet se mund të ndërmarrë çdo nismë për largimin e Lulzim Bashës nga PD, ndërsa tha se vijon të jetë pjesë e grupit të PD.

"Do marr çdo nismë ligjore statutore brenda PD për rikthimin e saj në piadestalin që meriton. Unë jam ende anëtar i grupit të PD-së. Kompromisi Basha –Rama është nul, nuk ka mbështetje ligjore përveç fëlliqësisë morale", tha Berisha.

A mund të futet Berisha në selinë e PD?

Pavarësisht se i pezulluar nga PD-ja, Berisha tha se mund të futet në selinë blu në çdo kohë.

"Në çdo kohë mund të hyj në seli dhe do jetë e afërt dita kur PD do fitojë legjitimitetin për të shporrur këtë klikë", tha Berisha./Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore