Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Bëni kujdes çfarë dëgjoni”- Rama i jep fund zërave, tregon ku do kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit

“Bëni kujdes çfarë dëgjoni”- Rama i jep fund

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar sot se do të jetë kandidat për deputet në qytetin e Vlorës.

Pasi Rama mori drejtimin e qarkut të Durrësit, pati zëra se do të kishte një përballje mes tij dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, për deputet në qytetin bregdetar.

Kryeministri i ka dhënë fund këtyre zërave, duke theksuar se “në Vlorë kam qenë kur nuk kam qenë kryeministër dhe do të jem edhe nëse nuk do të jem më kryeministër”

"Mos hapni llafe që unë nuk do jem në Vlorë. Bëni kujdes nga çfarë dëgjoni. Mjafton të hapësh televizorin dhe nuk di se çfarë të besojë. Besojnë pa bërë asnjë verifikim. Le të hapësh ato portalet nëpër xhepa. Aty bëhet mullar. Në Vlorë kam qenë kur nuk kam qenë kryeministër dhe do të jem edhe nëse nuk do të jem më kryeministër. Nuk do bëjnë dot aq metra sa unë kam bërë kilometra. Nuk do kem nevojë të bëjë këto kilometra por do bëj më shumë metra këtu në Vlorë" - tha Rama.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore