
“Bëni çfarë të doni me të”/ Gazetarja tregon detajet e RËNDA: Të dy prindërit ishin dakord për ta shitur fëmijën
Një baba 27 vjeçar së bashku me bashkëshorten e tij, kanë nxjerrë në shitje fëmijën e gjashtë edhe pse ai nuk ka ardhur akoma në jetë dhe i duhen dy muaj për të lindur.
Ngjarja tragjike është denoncuar nga gazetarët e emisionit “Fiks fare”, të cilët pasi kanë mësuar se Emre Nuredini, kërkonte të shiste fëmijën që bashkëshortja e tij mbante, kanë kontaktuar menjëherë me të.
E ftuar në emisionin Shqipëria LIVE, gazetarja Antela Lika ka deklaruar se vendimin për shitjen e fëmijës e merrte kryefamiljari, por nëna aprovonte në heshtje dhe ajo është po aq bashkëfajtore.
“Ata nuk pyetën në asnjë moment çfarë do bëhet me atë fëmijë, madje thonë që mund të bëni çfarë të doni. Ai thotë gruaja ime nuk do e mbaje, nuk do i japë gji. Nëna rrinte e trembur, e veçuar. Ajo pranonte në heshtje atë që thoshte kryefamiljari. Rrinte në heshtje. Është njësoj bashkëfajtore pavarësisht se çfarë presioni i bën bashkëshorti. Ajo ishte e gatshme të bënte lindje të stimuluar.”- tha gazetarja.





E RËNDË/ Ishte duke punuar, bie nga lartësia e pallatit 60-vjeçari në Tiranë
Historia e plotë >



As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Pagesat në offshore të Kryemadhit/ Nuk i deklaroi asnjëherë tek ILDKP, m...
Historia e plotë >
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit/ Dosja që tregon pagesat nga kompanitë...
Historia e plotë >
KUJDES! Fundjava ka surpriza nëse keni plane/ Publikohet TABELA

Shembet muri mbrojtës tek ‘Uji i Ftohtë’, rruga bllokohet nga gurët, kalohet vetëm me një korsi

Ligji i ri për punësimin në Gjermani, eksperti tregon kriteret që duhet të plotësoni dhe...
Aktualitet




