Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Bëhu aq burrë sa Spiropali"/ Përplasje e fortë mes Spahos dhe Manjas në Kuvend: Nuk më gjykon dot burrërinë

“Bëhu aq burrë sa Spiropali"/ Përplasje e fortë

Debatet në seancën e sotme parlamentare vijojnë ende, teksa këtë herë janë përplasur mes tyre deputeti i PD Edmond Spaho dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Debati nisi në lidhje me ministren e Shtetit për marrëdhëniet më Parlamentit, Elisa Spiropali, teksa  Spaho iu drejtua ministrit duke i thënë që ” të tregohet aq burrë” sa ministrja Spiropali, e cila debatoi me Berishën, kur ky i fundit është i pranishëm në Kuvend.  Deputeti Spaho i kërkoi ministrit të Drejtësisë të nxjerrë emrat e kompanive dhe tenderave që denoncohen pasi e ka për detyrë.

Manja iu kundërpërgjigj, duke i thënë Spahos se nuk është i duhuri për të gjykuar burrërinë e tij, ndërsa i kërkoi të votonte ligjin për Autoritetin e Dosjeve, veprim të cilin e cilësoi si “shërbimin e fundit të tij ndaj kombit”.

Pjesë nga debati:

Spaho: Tregohu aq burrë sa Spiropali kur debaton me Berishën  në sallë Mos u ngri pasi ikën ai e bën debat. Jeni ministër i Drejtësisë, e keni për detyrë të nxirrni emrat e këtyre me tendera e kompani që thoni. Nxirrini një më një, po nuk i ke këtu i keni ju. Mos u mburr me zgjedhjet. Ti një, tërmeti 2, ai që është në burg 3, jeni kapur me zë e çfarë i bëni ju zgjedhjeve. Ka shkruar çdo vend se si ju i vidhni zgjedhjet.

Manja: Nuk besoj se je i duhuri për të gjykuar burrërinë time. Voto ligjin për Autoritetin e Dosjeve dhe është shërbimi i fundit që i bën kombit ti.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore