
Autori u lirua/ Oficerja e policisë kërcënon me jetë prokurorin që hetoi vrasjen e burrit të saj
Prokurori i rrethit gjyqësor Tiranë, Bajram Breçani është kërcënuar me jetë, pasditen e djeshme.
Sipas Top Channel, prokurori ishte i ulur në një lokal përball shkollës ‘Harry Fultz’ në momentin që është kërcënuar. Po ashtu është zbuluar edhe identiteti i kërcënueses, e cila është një grua me inicialet, M.B. Kjo e fundit mban detyrën e oficeres së Policisë dhe është gruaja e të ndjerit Arben Bilali.
Prokurori që është kërcënuar ka hetuar vrasjen e bashkëshortit të saj, Arben Bilalit. I dyshuar i kësaj vrasje ka qenë Gjergj Cukali, ku ndonëse prokurori e ka arrestuar për ngjarjen, Gjykata e Apelit i ka dhënë lirinë.
Gruaja e viktimës Bilali, edhe pse vendimin e ka dhënë Gjykata e Apelit dhe ka liruar Cukalin, e kërcënon për herë të tretë Prokurin e çështjes.
I kontaktuar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Prokurori Bajram Breçani tha ” Kam njoftuar drejtuesit e policisë së shtetit Ardi Veliu, dhe zyrtarë të tjerë në lidhje me ngjarjen e ndodhur dhe pres prej tyre reagim ligjor. U kërcënova për shkak të detyrës dhe kjo është hera e tretë, për një çështje për të cilën vendimarrja ka qenë tërësisht e gjykatës”


Rudina Xhunga e zhgënjyer: Albin Kurti m’u duk i vjetër, ku po gabon ai
Historia e plotë >






Përse Abi duhet të ketë fatin e Safdarit?!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Skenari i ri/ Kë do të mandatojë për kryeministër, partinë apo koalicion...
Historia e plotë >
“Na e shkul veshin me kujdes, mos na e këpusësh”/ Rama i lë një "porosi"...
Historia e plotë >
“A mund ta provoj pas pandemisë”, gjinekologia tregon frikën e çifteve për të bërë fëmijë në kohë koronavirusi

Kura anti Covid/ Mjeku shqiptar ofron shërim të plotë për tre ditë: Trump dhe Berluskoni kështu u shëruan

Pandemia dhe zgjedhjet, INSTAT do të shtyjë censusin e popullsisë për vitin 2022
Biznes

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >


