Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Bashkëqeverisje Rama-Basha? Nishani: Ka dyshime! Basha s’e mund dot Ramën me unitarizëm

Bashkëqeverisje Rama-Basha? Nishani: Ka dyshime! Basha s’e mund dot

Bujar Nishani la të kuptohej se ka dyshime të forta për një bashkëqeverisje të mundshme mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

“Basha e ka mohuar, por ka dyshime të forta”, tha ai, duke shtuar se, “nëse Basha do e pranonte do të ishte vetëvrasje politike për të”.

“Do t’i kushtonte. Do të ishte vetëvrasje dhe asgjësim për Bashën, edhe pse sot nuk i ka ngelur kredibilitet politik. Po e përsëris, nëse PD vazhdon dhe mbetet shpresëmadhe tek elektorati tradicional nuk e kalon gardhin, nuk e mposhtim Edi Ramën‘’, deklaroi Nishani në një intervistë për News24.

Anëtari i kryesisë së PD tha se e vetmja mënyrë që kjo parti të vijë në pushtet duke mposhtur Ramën është përmes hapjes.

“PD ka pasur një model tjetër, që e ka sjellë në pushtet. Çfarë kemi ne përballe për ta mundur, me aftësinë e pamundësisë për unitarizëm të Bashës?! Basha nuk e konkurron dot në unitarizëm Ramën. E vetmja mënyrë është përmes hapjes dhe përfshirjes. Është më e vështirë, por bëhet me angazhim dhe kompensim të njerëzve. PD ka nevojë për forca, njerëz që kompensojnë njëri-tjetrin, plotësojnë njëri-tjetrin”, u shpreh ai.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore