
“Bashës i bëjnë presion, Yuri Kim i mbylli gojën Ramës”/ Berisha: U sëmur nga grupi diplomatik, po fsheh çështjen "McGonigal"
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një komunikim për mediat u ndal tek afera e McGonigal.
“Kodi i Heshtjes që po aplikohet nga disa persona ndaj ngjarjes që ka tronditur opinionin e SHBA, Shqipërisë , Europës dhe mbarë vendeve të lira. Afera Edi Rama Mc Gonigal është një nga aferat më të shëmtuara. Është një akt që mund ta ndërrmernin vetëm Enver Hoxha, Kim Jong-un.”, tha Berisha.
Gjithashtu kreu i PD, Berisha tha se kryeministri Edi Rama ka heshtur ndaj kësaj çështje që ka tronditur opinionin publik.
“Jam sot këtu për të denoncuar para shqiptarëve dhe opinionit publik ndërkombëtar, kodin e heshtjes që po aplikojnë disa persona ndaj ngjarjes që ka tronditur thellë opinionin publik të SHBA, Shqipërisë, Europës dhe mbarë vendeve të lira. Afera Edi Rama-McGonigal është një nga aferat më të shëmtuara, është një akt të cilin mund ta ndërmerrnin Enver Hoxha, Spiro Koleka, Kim Jong-un dhe vetëm ata. Është një akt që kurrë një kryeministër i një vendi partner, nuk mund t’i lejonte vetes të ndërmerrte ndaj SHBA, vendit më kryesor në sigurinë e paqes, në hapësirën euroatlantike dhe në botë.
Ndaj kësaj ngjarje tronditëse, Edi Rama u zhduk pesë ditë me kodin absolut të heshtjes. Edi Rama nuk foli një fjalë, u sëmur nga gripi diplomatik, burime të tjera thonë se fluturoi jashtë vendit, por një gjë është e sigurtë; 5 ditë me radhë, në një kohë kur të gjitha mediat e botës lakonin për zi emrin e tij, për fat të keq dhe të Shqipërisë, që kishte përdorur një ish-oficer të sigurimit të shtetit për të korruptuar njeriun më të jashtëzakonshëm të agjencisë më të fuqishme të planetit, shefin e kundërinteligjencës së FBI-së, Charles McGonigal.
Edi Rama hesht si kurrë ndonjëherë në jetën e tij. Burime plotësisht të besueshme më kanë informuar se në heshtjen e Edi Ramës, një rol të veçantë ka guvernatorja Yuri Kim. E cila i ka kërkuar atij të mos bëjë asnjë deklaratë. Po këto burime informojnë se, deklarata qesharake e Edi Ramës për të përgënjeshtruar miqësinë e tij me McGonigal, të cilin edhe mediat më të mëdha amerikane po e tallin, ka qenë një këshillë e guvernatores.”, tha Berisha.

Shqiptari në Santorini tenton të vrasë me thikë gruan e tij
Historia e plotë >

Ku të shkoni këtë verë? CNN përfshin në listë edhe Shqipërinë
Historia e plotë >

EMRI/ Lëvizte me pistoletë me vete, kapet 38-vjeçari në Himarë
Historia e plotë >



“Luanët e tastierës”, si shpjegohet agresioni që fshihet pas një ekrani
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Erdogan, njeriu që ka dominuar politikën turke, drejt dekadës së tretë n...
Historia e plotë >
‘Hape telefonin, ta marrë dreqi rracën’/ Mbushën Krujën me drogë, dalin ...
Historia e plotë >
Nis në orën 13:00! Reshje dhe rrufe të shumta, zonat që do të “pushtohen” nga moti i keq

Këmbimi VALUTOR 28 Maj/ me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja, euro në "tatëpjetë"

KUJDES! Mbahet sot gara 'Tiranathlon', ja akset rrugore që do të bllokohen (Harta)
Aktualitet

Shqiptari në Santorini tenton të vrasë me thikë gruan e tij
Historia e plotë >

Ku të shkoni këtë verë? CNN përfshin në listë edhe Shqipërinë
Historia e plotë >
