Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Basha zbulon bisedat me amerikanët: Nuk kanë gjë me PD

Basha zbulon bisedat me amerikanët: Nuk kanë gjë me PD

Lulzim Basha zbuloi detaje nga biseda me amerikanët, që sipas tij, e kanë garantuar se nuk kanë asgjë me Partinë Demokratike, por vetëm me Sali Berishën.

Ai deklaron se e ka ngritur në bisedime e të gjitha niveleve me amerikanët këtë çështje pas 19 majit, kur Berisha u shpall non grata dhe tregon përgjigjen që ka marrë pas.

“Përgjigja ka qene e dyfishtë. E para ne nuk kemi asgjë me Partine Demokratike, kjo nuk është një goditje ndaj Partisë Demokratike, ne duam një Parti Demokratike të fortë, ne duam një Parti Demokratike në pushtet, ne mendojmë se një mandat i trete nuk është i shëndetshme për asnjë demokraci, e në veçanti për një demokraci 30 vjeçare. Jo më kot e kemi kufizuar pushtetin e një personi me Kushtetutë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 2 mandate. Po citoj burimet zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por vendime të tilla zoti kryetar i Partisë Demokratike nuk merren sot për sot. Ato kalojnë nëpër një filtër të gjatë kohor dhe merren vetëm pasi procedurat e shtetit amerikan kanë konfirmuar në mënyrë përfundimtare se duhet të merret një vendim i tillë. Kjo ka qenë përgjigja zyrtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Basha në një intervistë për Neës24.

Basha siguron se ka bërë shumë më shumë nga sa mund të imagjinohet për këtë çështje, por se nuk ka fuqitë që të ndryshojë qëndrimin amerikan.

“Unë po të them se kam bërë përtej asaj që ju mund të imagjinoni. Por ju duhet të kuptoni dy gjëra: Unë dhe askush në pozicionin tim nuk mund të ndikojë në një vendim të tillë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Detyra ime është të marr vendimet në emër të Partisë Demokratike për të mbrojtur interesat e Partisë Demokratike”, tha ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore