Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Basha zbardh çështjet e diskutuara me delegacionin e SHBA: Jemi në udhëkryq që pas 25 prillit

Basha zbardh çështjet e diskutuara me delegacionin e SHBA: Jemi

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar për mediat, pasi takimit që pati në selinë blu me zyrtarë të senatit amerikan.

Sipas kryedemokratit, demokracia shqiptare dhe zhvillimet në rajon ishin ndër çështjet e diskutuara në takimin që zgjadhi për rreth 30 minuta.

Sipas Bashës, është e domosdoshme të forcohet prania politike e SHBA në Rajon për të ndaluar çdo ofensivë jo perëndimore

“Dy janë çështjet kryesore për të cilat kemi folur, një ka të bëjë me demokracinë shqiptare, udhëkryqin ku ndodhet pas masakrës zgjedhore të 25 prillit dhe rolin e PD dhe opozitës në parlament dhe në bashkëpunim me gjithë forcat e gjalla të shoqërisë shqiptare dhe me ndihmën e SHBA, për të kthyer Shqipërinë në shinat e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Përmes një vendi që është demokratik, ku respektohen zgjedhjet e qytetarëve, ku nuk goditet e burgoset i pamunduri por ndëshoket politikani i korruptuar.

Çështja tjetër, ka të bëjë me rajonin, sa i përket situatës së provokuar nga ringjallja e planeve hegjemoniste serbe përmes proceseve si ai i Novisadit dhe nevojës për të forcuar praninë politike të SHBA për të ndaluar çdo ofensivë jo perëndimore.”-u shpreh Basha.

Integrimi europian, ishte gjithashtu pjesë e diskutimeve që kryedemokrati pati me delegacionin e Senatit amerikan.

“Miqtë  u interesuan dhe përsa i përket procesit të integrimit europian, të cilin e mbështesin plotësisht, dhe për konfuzionin e krijuar përmes mosperformancës së autokratëve të Ballkanit duke nisur nga ky i Tiranës” – tha Basha.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore