Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Basha: Vetëm midis shtatorit dhe tetorit i kanë krijuar një dëm ekonomik prej më shumë se 40 mln euro

Basha: Vetëm midis shtatorit dhe tetorit i kanë krijuar një

Nga foltorja e Kuvendit, kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se kriza energjetike, për të cilën flet qeveria, nuk është për këta të fundit, por për qytetarët shqiptarë.

Sipas kreut të demokratëve, vetëm mes shtatorit dhe tetorit të këtij viti qeveria i ka krijuar qytetarëve shqiptarë një dëm ekonomik prej më shumë se 39 milionë euro.

“Vetëm midis shtatorit dhe tetorit i kanë krijuar qytetarëve shqiptar një dëm ekonomik prej më shumë se 39 milionë euro.

Për ndërtimin e tunelit të Llogarasë keni përzgjedhur kompaninë që ka ofertën më të lartë, 12 milionë euro më shumë. Pse?

Për ndërtimin e Unazës së madhe të Tiranës keni përzgjedhur ofertat më të larta, 17.4 milionë euro më shumë. Pse?

3 blerje të energjisë me cmimie më të larta se ato të bursës, më shumë se 10 milionë euro. Pse?

Sigurisht as unë dhe as qytetarët, nuk e presim përgjigjen nga ju për këto pikëpyejte, sepse në një shtet të kapur nga korrupsioni, përgjigja është e qartë.

Kriza për të cilën flisni nuk është për ju, por për qytetarët. Prandaj doni t’i trembni, doni t’i mbani në ankth, t’u thoni që kjo është një fatkeqësi natyrore, sepse doni të mbuloni mynxyrat tuaja”, u shpreh Basha.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore