Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Jemi racë e fortë do e kalojmë"/ Basha: Ulim çmimin e naftës duke hequr taksën Rama 240 lekë/litër

"Jemi racë e fortë do e kalojmë"/ Basha: Ulim

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nisi turin e takimeve me qytetarë e biznese në Njësinë Administrative nr.4.
Gjatë bisedave me qytetarët e kësaj njësie, Basha iu tregoi bizneseve dhe qytetarëve planin e tij qeverisës pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Bizneset dhe qytetarët i thanë kryetarit të PD se situata ekonomike është shumë e vështirë dhe se biznesi po kalon ditë shumë të rënda.

Qytetarja: Me një pension vetëm në këtë periudhë është e tmerrshme. Unë kalova dhe COVIDIN, e kalova shumë rëndë. Nuk pranova të shkoj në spital, se thash më mirë po vdes në shtëpi.

Lulzim Basha: Sa të shkoi fatura në shtëpi?

Qytetarja: Po më shkoi 1.800.000 mijë lekë, po.

Lulzim Basha: 1.800,000?!

Qytetarja: Dhe ku i kam marrë, si i kam marrë. Mirë që e kalova, faleminderit Zotit, por tani nuk më zë gjumi natën se ku do t’i marrë që t’i laj.

Lulzim Basha: Borxhin?

Qytetarja: Borxhin që kam marrë. Kjo është.

Lulzim Basha: Është një situatë shumë e rëndë, dyfish e rëndë. Pandemia ka dal jashtë kontrollit komplet, se nuk u mor asnjë masë. As testime, as gjurmim, as izolim.


Bizneset i thanë kreut të opozitës se njerëzit nuk kanë mundësi më të blejnë dhe për pasojë ka rënë xhiroja në maksimum. Madje ata thanë se edhe me lista nuk po japin dot më se nuk kanë mundësi pasi qytetarët nuk i shlyejnë dot detyrimet.

Lulzim Basha: I vetëpunësuar je?
Qytetari: Po i vetëpunësuar.
Lulzim Basha: Biznes yt?
Qytetari: Po!
Lulzim Basha: Sa kohë ke?
Qytetari: Po ne kemi shumë vite këtu. Shumë vite. Vështirësi nga më të ndryshmet. Kjo zonë ka qenë, investimi i vetëm ka qenë kjo rruga që është bërë në mandatin tuaj të fundit.
Lulzim Basha: Po, projekti i rehabilitimit në të gjithë zonën.
Qytetari: Ka që 20 vite me një fjalë që nuk ishte prekur fare. Kjo sikur i dha një çik kështu...
Lulzim Basha: Gjendja ekonomike copë-copë? Me lista je besoj, apo jo?
Qytetari: Me lista pak se edhe ne s’kemi mundësi të japim më, se...
Lulzim Basha: S’ke mundësi më?!
Qytetari: S’kemi mundësi. Edhe tjerët për shembull kur marrin çdo gjë duhet me lekë në dorë. Dhe çdo gj? vjen duke u shtrënguar.

"Jemi racë e fortë do e kalojmë"/ Basha: Ulim

Lulzim Basha: Ka r?n? pandemi mbi pandemi. 8 vjet kriza ekonomike pas andej pandemia, pastaj paratë q? kan? harxhuar p?r t? kuruar t? af?rmin dhe kudo q? shkoj n?p?r ushqimore, n? dyqane buke m? thonj njerëzit skan? m? as me ble ushqimet e dit?. Problemi kryesor ?sht? q? qeveria q? e ka detyra kryesore t? ndihmoj njerëzit n? koha t? tilla i ka l?n? vet?m t? gjith?. Ka l?n? vet?m familjarët, ka l?n? vet?m pacient?t, ka l?n? vet?m bizneset, biznesin e vogël, ka l?n? vet?m biznesin prodhues dhe gjith? paratë e taksave tuaja q? keni prej dit? s? par? q? keni hap biznesin ti dhe gjith? koleg?t tuaj me gjoba, me fatura, me gjithçka, biznesi i madh, t? gjitha paratë i kan? marr? i kan? çuar n? xhepat e 10 oligarkëve. Tani un? t? garantoj q? me 25 prill me vot?n tuaj kjo do t? ndryshoj?. Sepse ta dini n? Maqedoni po jepet paketa e 5-t? e ndihmës, dhe ne kishim parashikuar prej shtatorit i kishim kërkuar qeveris? q? bizneset e vogla ta ndihmonte me nj? çek prej 1000 euro. T? paktën t? paguanit gj?rat minimale, fatur?n, sigurimet, faturat e dritave, sepse ne e dim? q? xhiroja juaj ka r?n? përtokë. N? rastin m? t? mir? ka qenë gjysma e xhiros q? ka qenë para nj? vitit.


Ndërsa dëgjoi problematikat e pafundme të biznesit dhe rrjedhimisht të qytetarëve të zhytur në krizë të thellë, Basha iu tregoi shqiptarëve edhe planin e tij përt të shpëtuar ekonominë nga gremina ku po e çon keqqeverisja e Edi Ramës në këto 8 vite.

Lulzim Basha: Gj?ja e par? q? do t? b?het ?sht? q? biznesi i vog?l do t? ket? nj? paket? mb?shtet?se ANTI-COVID, at? q? i kemi k?rkuar ta b?nte dhe nuk e b?ri do ta b?jm? ne realitet. Kjo ?sht? e para. E dyta me me paket?n tjet?r do t? b?jm? t? mundur q? t? gjitha k?to q? thuhen taksa e pron?s, shkoll?s, ajo e tabel?s, çfar? vendos posht? , t? pushtetit vendor t? ken? nj? tavan mos t? kalojn? 0.5% t? vler?s s? xhiros. Kush kalon mbi 0.5% t? xhiros s? pron?s nuk do t? quhet, pra nuk do ti pranohet pushtetit vendor q? ti marr? biznesit t? vog?l tarifa q? çfar? do lloji apo taksa q? shpikin siç ?sht? kjo e shkoll?s dhe q? i b?jn? rrush e kumbulla se meq? t? b?jn? shkolla t? b?jn? sheshe n?p?r pallate por e rëndësishme është që ju do keni një tavan.

E treta dhe më e rëndësishmja, do keni një pullë atje ke dera, e cila do të ndalojë futjen këtu të çdo inspektoriati që ju vjen dhe ju merr frymën nga mëngjesi deri në darkë. Nuk do shihni më shtetin grabitqar dhe harbutët e shtetit me sy. Do lejoheni të punoni të lirë, pa frikë, pa ankth. Pak është e keqe situata që ua rëndoi dhe më shumë gjendjen psikologjike. -Tjetra që do bëjmë është do nxisim sa është e mundur konsumi familjar, që do të thotë familjet që janë goditur nga pandemia po kështu do të ndihmohen ekonomikisht.

Të gjithë ata që kanë bërë shpenzime, duhet të rimbursohen, do të ndihmohen ekonomikisht që të paktën të jenë në gjendje të paguajnë shpenzimet minimale të bukës, se e dimë që ka. Çdo ditë shtohet lista e familjeve që nuk paguajnë dot më bukën e gojës. Para se me hy këtu takova një zonjë pensioniste. Më tha kam harxho 1 milion e 800 mijë lekë për tu kuruar nga Covidi. Shyqyr zotit ishte kuruar por, pensionin e kishte 260 mijë lekë.

Pra është zhyt në borxh për tu kuruar dhe kjo është e padrejtë, është kriminale sepse , shteti ka mundësitë ti ndihmojë këta njerëz, pensionistët, të papunët, njerëz me të ardhura të ulëta dhe në fakt të gjithë ata që detyrohen të shpenzojnë për tu kuruar në shpi nga covidi, në vendet e rajonit marrin ndihmë. I vetmi vend që s’ka dhënë ndihmë është ky. Pse ?! Se ke një kryeministër që taksat tuaja i ka bërë rrush e kumbulla. Kështu që po të them që mundësitë ekzistojnë për ti ardhur në ndihmë biznesit të vogël, në këtë formë, me uljen e çmimit të naftës e cila do të reflektohet në të gjithë strukturën ekonomike se duhet të reflektohet tek transporti, te prodhimet, te transporti i të gjithë artikujve ushqimorë.

Si do ta ulim? Do të heqim 240 lekë për litër që janë taksat që i kanë vendos këta prej vitit 2014 në qoftë se të kujtohet. Pa diskutim. Po edhe masat e tjera në veçanti për shtresat në nevojë. Fasha e ulët e energjisë për konsumin nën 300 kw/orë për muaj. Do mundësoj që të kenë pak më shumë lek në xhepat e tyre. Të gjitha këto masa do të çojnë që lekët që sot i marrin, ja merr qeveria , ja merr Edi Rama dhe ja jep një grushti oligarkësh do të jenë në fakt në xhepat e njerëzve. Do shpërndahen në xhepat e njerëzve, do mbeten në xhepat e njerëzve dhe kjo do të nxisë të paktën një konsum të artikujve minimalë ushqimorë dhe do të ndihet edhe tek biznesi i vogël. Kjo është masë stabilizuese. Ajo që e nxjerr Shqipërinë nga kriza është plani jonë ekonomik, me anë të cilit ne do të mundësojmë që biznesi i vogël që është shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare por dhe biznesi prodhues. Biznesi i madh është motori i zhvillimit. Të jenë në gjendje, jo vetëm të kapërcejnë krizën por të fillojnë një cikël, një zgjim ekonomik të energjive duke hap vende pune, duke rrit të ardhurat e cila pastaj e fut të gjithë ekonominë në cikël pozitiv. Kush ka më shumë harxhon më shumë.

Dukë harxhuar më shumë edhe rritet konsumi, rritet biznesi, rritet mundësia juaj për të mbajt veten tuaj. Nesër ndoshta për të punësuar dikë tjetër. Jemi futur në një cikël negativ, ka 8 vite nuk është sot, ka 8 vite

Ne kemi bërë një marrëveshje që jemi gati ta nënshkruajmë me shoqatën kombëtare të biznesit të vogël, para pandemisë se problemet tuaja s’kan? nisur me pandeminë, problemet tuaja janë të hershme, edhe të gjitha këto përpjekjet dhe makijazh jo hoqa taksat jo hoqa TVSH-në, vet i vuri vetë i hoqi para zgjedhjeve. 8 vite nuk mbajti asnjë premtim, energjinë e paguani më shtrenjtë, naftën e paguani më shtrenjtë, arbitrariteti, korrupsioni shtetëror është në maksimum, me një gjobë ju merr taksa sa për 10 vjet, apo jo, një gjobë.

Të gjitha zotimet që kam marrë para jush do të bëhen realitet. Ajo pulla që ti e mban mend nga programi ajo do jetë në hyrje çdo biznesi të vogël dhe nuk do të shikoni shtetin me sy, sepse ju punoni nga mëngjesi deri në darkë me djersën e ballit dhe s’nxjerrin dot bukën e gojës. Minimumi që shteti ka për detyrë është që mos t’ju bjerë në qafë. Dhe e dyta do të keni paketën e ndihmës anti-covid. Ky nuk e bëri ne do ta bëjmë realitet

Në radhë të parë t’jua heqim lakun nga fyti bashkë të gjithë në 25 Prill dhe pastaj të garantoj që do të keni edhe qeverinë edhe kryeministrin që do mendojë për njerëzit, do të mendojë për ju, s’do të mendojë për një grusht ortakësh të vet.

Kështu siç e ke mbyll dyqanin, kështu siç të ka ngecur puna ty, kështu ka ngec Shqipëria u bënë 8 vjet. Me 25 prill atë që e ka mbyll Shqipërinë siç e ka mbyll dyqanin tënd dhe e ka lënë në baltë, do ta heqim dhe të gjithë bashkë do hapim biznesin, do të hapim punësimin. Dhe për personat me aftësi të kufizuar do të kemi në veçanti një program që do ta kthejë të gjithë vendimmarrjen tek shoqatat tuaja që po ua pinë gjakun.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore