
Basha takohet me Yuri Kim, zgjedhjet e 25 prillit dhe lista e kandidatëve temë e diskutimeve
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar sot me ambasadoren amerikane Yuri Kim.
Lajmi u bë i ditur nga vetë ambasadorja e SHBA, duke e cilësuar këtë takim si të shkëlqyer.
Ajo thotë se është informuar për programin zgjedhor të PD-së dhe aleatëve teksa ka pasur diskutim për kandidatët dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Pata një takim të shkëlqyer me Lulzim Bashën. E lumtur të dëgjoja programin zgjedhor të PD dhe partnerëve. Unë nënvizova pritjet e SHBA për kandidatë të pastër nga të gjitha partitë. Ne gjithmonë do të jemi të përkushtuar në marrëdhënie të forta mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, me respekt për vendimin e votuesve më 25 Prill”, shkruan ambasadorja amerikane.
Had an excellent meeting today ë/ @lulzimbasha_al. Good to hear the electoral program of PD & partners. I underlined ?? expectations for clean candidates from all parties. ëe ëill alëays be committed to strong ?? ?? relations, ëith respect for the decision of voters on April 25.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) February 25, 2021
Më pas pati edhe një postim nga ana e kryedemokratit Lulzim Basha mbi këtë takim me diplomaten e lartë amerikane në Tiranë.
"Kënaqësi e madhe të takohem sot me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Ndava me të planin e Partisë Demokratike për Shqipërinë dhe nevojën për mbështetje amerikane dhe një bashkëpunim të fortë për të rritur zhvillimin ekonomik, për të tërhequr investime amerikane dhe për të forcuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit", tha BAsha.


Rama me "derrin maç" në dorë: Këtë do merrni nëse votoni Lulin
Historia e plotë >


Lajm i fundit/ Fidel Ylli zgjidhet president i Komitetit Olimpik shqiptar
Historia e plotë >

Plagosën policin në Berat, jepet masa e sigurisë për tre vëllezërit
Historia e plotë >

Shkarravitje kufijsh të rinj në Ballkan
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

EKSKLUZIVE/ Rrëfimi i një patronazhisti: Ja se si mblidheshin të dhënat ...
Historia e plotë >
Politikanët dhe këshilltarët që iu "prenë kokat"/ Nga kontratat korrupti...
Historia e plotë >
BE do të dërgojë mbi 600,000 doza vaksinash Pzifer në Ballkanin Perëndimor

Lufta ndaj COVID/ Mjeku Tritan Kalo bën thirrjen e fortë: Njerëzit nuk duhet ta harrojnë kurrë që...

Jeni vaksinuar me Pfizer? Mund të jetë e nevojshme të merrni një dozë të tretë
Zgjedhje 2021




