Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Basha, shalqi me provë"/ PD reagon pas ironisë së KM: Rama është kungull që si hyri doli

"Basha, shalqi me provë"/ PD reagon pas ironisë së KM:

Pasi kryeministri Edi Rama e quajti liderin e opozitës Lulzim Basha “shalqi me provë” gjatë konferencës për shtyp, ka ardhur reagimi i menjëhershëm nga PD

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, ka reaguar në rrjetet sociale, ku shprehet se shqiptarët nuk kanë se çfarë të presin më, duke shtuar se kryeministri është një kungull, që si hyri, ashtu doli.

Postimi i ish-deputetit demokrat Ervin Salianji:

Shqiptarët s’kanë  ç’presin më. Rama nuk është shalqi me provë, por kungull që si hyri doli.

Faktet janë këto:

Në 7 vjet e nisi me fjalë e premtime e do ta mbyllë me mashtrime. Shëndetësia në kolaps, arsimi në krizë ekonomia në pikiatë, borxhi stratosferik, papunësia, investimet e huaja që  nuk u panë kurrë, pasurimi i një grushti njerëzish dhe varferia ekstreme në çdo cep të vendit. Këto jane faktet!

Kungulli mbetet kungull, por një kungull si ky as nuk e gatuan dot. Mendoni që është aq kungull sa mendon se me premtime e mashtrime shpreson ta shtyjë ende. Koha e qeverisjes së kungujve ka mbaruar.

Le të shkojnë të rriten në serat e Surrelit.

Shqiptarët duan ndryshim!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore