Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Basha në Mallakastër: Do t’i kthejmë vendit demokracinë dhe ndryshimin

Basha në Mallakastër: Do t’i kthejmë vendit

Lulzim Basha kërkoi votëbesimin në krye të partisë nga demokratët e Mallakastrës për të vijuar, siç tha ai, “betejën kundër regjimit Rama-Doshi”.

“Të dielën do vendosim të vazhdojmë me gjithë forcën tonë betejën kundër regjimit Rama-Doshi, do t’i kthejmë vendit demokracinë dhe përmes saj ndryshimin. Nuk dorëzohemi përballë maskarës zgjedhore. Së bashku me shumicën e shqiptarëve do sjellim ndryshimin që njerëzit duan dhe meritojnë”, tha Basha.

Zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike mbahen ditën e diel. Basha ka përballë tre kandidatura, që janë Edith Harxhi, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli.

Këtyre zgjedhjeve u parapriu një deklaratë e Sali Berishës që kërcënoi Lulzim Bashën me marrjen e partisë, ndërsa në një konferencë këtë të premte, Presidenti Ilir Meta e quajti kreun e PD-së “faqezi”, që sipas tij e nxorri të vetëm në pritë ndaj Edi Ramës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore