Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Basha mund të rishpikte veten pas 25 prillit” / Deputeti i PD: Tani nuk ndryshon më

“Basha mund të rishpikte veten pas 25 prillit” / Deputeti i PD:

Oerd Bylykbashi thotë se Lulzim Basha pati mundësinë që pas 25 prillit që të “rishpikte” veten dhe të bëhej kryetar i vërtetë partie, demokrat i vërtetë.

Deputeti demokrat deklaron se qëndrimin që po mban e ka parimor.

“Isha një ndër personat që mund të humbisja diçka në këtë qëndrim. Por unë mora një qëndrim mes pragmatizmit dhe parimeve të mia. Është kriza e mungesës së demokracisë në PD. Modeli që po prodhohet në PD. Siç iku Flamur Noka do të iki edhe unë, do të ikin të gjithë ata që i rrijnë afër atij dhe Lulzim Basha nuk ndryshon. Ai kishte shansin për të rishpik veten e tij pas 25 prillit”, tha Bylykbashi gjatë emisionin Opinion.

Ai akuzoi se Basha po prodhon gjithnjë e më shumë një model autokratik brenda Partisë Demokratike.

“Në 2013 PD bëhej debat, pas 2017 debati u hesht. Mori vendime strategjike katastrofike, djegie mandatesh, moshyrje në zgjedhje dhe legjitimoi ndryshimet kushtetuese të 2020, ku Rama ndaloi koalicionet”, tha ai.

Ndërkohë, analisti Baton Haxhiu vlerësoi qëndrimet e Bashës në Parlament. Ai tha se kjo është ajo që duhet të bëjë opozita.

“Atë duhet të bëjë. Ishte i dobishëm për demokracinë shqiptare, shumë i mirë, kaq mund të them. Ajo që e bën të duket i pafuqishëm, argumenti i Bashës është ‘pikërisht ky njeri që ka ndihmuar Edi Ramën që të jetë i fuqishëm’”, tha Haxhiu.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore