Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Basha mesazh Berishës: "8 Dhjetori" dita për të kërkuar falje. Të gjithë jemi të barabartë para ligjit e zotit

Basha mesazh Berishës: "8 Dhjetori" dita për të

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në aktivitetin  "8 Dhjetori” përmes veprave të autorëve"  tha se është koha për të kërkuar falje pasi edhe 31 vite më pas kemi ende elementë të komunizmit.

“Rruga ishte e vështirë pikërisht prej natyrës së komunizmit shqiptar terrorit dhe kultit të individit që për fat të keq vijon siç vijojnë shumë aspekte të mentalitetit komunist që dominojnë jetën politike e publike.

Pa diskutim trashëgimtarin  e Partisë Komuniste, PS  kundërshtarin tonë historik por dhe brenda familjes tonë politike. E ky nuk është momenti për të thirur emrin e kryetarit. Kulti i individit shkatërroi individualitetin e çdo shqiptari.

Të gjithë jemi të barabartë para ligjit e zotit. Ajo që ndodhi nuk ishte e lehtë për shkak të natyrës së diktaturës. Edhe guximi që mposhti frikën e dhjetoristëve ishte hapi I parë.

8 Dhjetori është dita për të kërkuar falje. se 31 vit më vonë ndodhemi në kushtet e një regjimi të ri që shumë ka të përbashkëta me diktaturën e produktet e diktaturës. Ka të përbashkët ADN me diktaturën. Regjimi ka çuar në vdekje klinike demokracinë“

Pjese nga fjalimi

Ju falënderoj nga zemra për mikpritjen! Faleminderit shumë! Në radhë të parë dua t’i shpreh mirënjohjen time më të thellë dhjetoristëve të dhjetorit 90 që kemi në mes tonë, respektin, mirënjohjen e përjetshme ndaj veprës tuaj. Faleminderit!

Së pari dhe mbi të gjitha dua t’iu shpreh edhe si 16 vjeçar i dhjetorit të 90-ës, edhe si qytetarë, si shqiptar, si prind , edhe si demokrat, edhe si kryetar i Partisë Demokratike, mirënjohjen më të thellë, dhjetoristëve të 90-ës, të gjithë atyre që na janë bashkuar sot këtu, që iu dhanë zë disa prej tyre së fundmi, Spiro me rrëfimin e tij së bashku me Agimin.

Shumë prej tyre mund të mos i kemi në këtë sallë, disa janë ndarë përjetësisht nga ne duke filluar me tribunin, me udhëheqësin e lëvizjes studentore, Azem Hajdariin ët paharruar. Dhe të them se sa i lumtur jam që i ftuar në këtë aktivitet, për të cilin përgëzoj fondacionin për Liri dhe Demokraci në Partinë Demokratike dhe zonjën Enriketa Papa, Pande Rajmoni, drejtuesen e këtij fondacioni.

Sa i lumtur jam që në këtë sallë ndodhen të ndërthurur në një shpirt të vetëm, siç tha Spiro, dhjetoristët e vitit 1990 dhe brezi i ri, rinia e 2021-it, të rinj dhe të reja, e në veçanti të rinj dhe të reja demokratë që janë shpirti i pamposhtur i Partisë Demokratike. Janë shpirti i pamposhtur i Partisë Demokratike, teksa kemi vite që përballemi me një tjetër regjim.

Por para se të flas për këtë, dua t’iu them që në ADN-në tuaj, të rinj dhe të reja të Partisë Demokratike, të rinj dhe të reja shqiptarë, edhe ju që nuk jeni anëtarë të Partisë Demokratike, por që jeni ngritur në rrevolta dhe protesta, nga armët kimike tek protestat studentore të dhjetorit 2018-të, në ADN-në tuaj ndodhet patjetër guximi i dhjetoristëve të vitit 1990. Ne duhet të përulemi para këtij guximi, dëshmitë për të cilën nuk mungojnë, që nga takimi i gjashtë apo më shumë personave në një dhomë ku nisi lëvizja dhe pastaj u shtri kudo.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore