Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Basha kyç dyert e PD, kamerat nuk lejohen te zyra e Palokës

Basha kyç dyert e PD, kamerat nuk lejohen te zyra e Palokës

Tiranë- Drejtuesit e degëve të Partisë Demokratike që kanë firmosur për të thirrur Kuvendin e 11 dhjetorit vijojnë të mbërrijnë çdo ditë në selinë blu për të publikuar emrat e delegatëve në kuadër të transparencës.

Të martën, zyra e shtypit të ish-kryeministrit Berisha njoftoi se do të ishin degët 4 dhe 11 në Tiranë që do të publikonin emrat e delegatëve që kanë firmosur, sipas të njëjtit njoftim deklarata do të mbahej në zyrën e e kreut të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka.

Abc shkruan se kur drejtuesit e degës 11 në Tiranë hynë në selinë blu, kamerat u ndaluan të hyjnë në seli.

Por më shumë se kamerat, absurdi në selinë blu ishte tek vendimi për të kyçur dyert e të gjithë korridoreve dhe sallave ku zhvillohen mbledhjet. Nënkryetari i degës 11 të PD në Tiranë, Luan Buzhiqi sqaroi situatën.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore