Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Basha: Do t’i kthejmë vendit demokracinë, të dielën shqiptarët i kanë sytë te PD

Basha:  Do t’i kthejmë vendit demokracinë, të dielën

Në prag të zgjedhjeve të së dielës për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi sot takimet me demokratët në Mallakastër.

Lideri i PD u shpreh se demokratët nuk do të dorëzohen përballë masakrës zgjedhore të 25 prillit, ku nuk pati thjeshtë vetëm një ndryshim numrash, por tjetërsim të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim.

“Të dielën do vendosim të vazhdojmë me gjithë forcën tonë betejën kundër regjimit Rama-Doshi, do t’i kthejmë vendit demokracinë dhe përmes saj ndryshimin. Nuk dorëzohemi përballë masakrës zgjedhore. Së bashku me shumicën e shqiptarëve do sjellim ndryshimin që njerëzit duan dhe meritojnë”, tha Basha.

Basha pati një mesazh edhe për kandidatët për kreun e PD.

 “Jemi përfshirë në këtë garë të brendshme dhe me gjithë avantazhet dhe bukurinë që ka, ekziston rreziku i dorëzimit para atyre që 25 Prillin për interesa afatshkurtra nuk e konsiderojnë si masakër zgjedhore, por fitore të Edi Ramës, apo humbje të PD-së.

Të bësh këtë, të ngutesh drejt kësaj do të thotë t’i biesh me shkelm sakrificës suaj. E vetmja gjë që kam kërkuar është që të kemi një qëndrim për 25 Prillin, pasi varet jo vetëm fati i PD-së, por Shqipërisë. Të dielën sytë e shqiptarëve do të jenë sërish të drejtuar nga PD” tha ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore