
Bardhi bën PREMTIMIN e papritur: Nëse Berisha kandidon për kryeministër në vitin 2025, unë…
Gazment Bardhi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se është i gatshëm të mbyllë karrierën e tij si deputet i PD-së nëse Sali Berisha kandidon për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ndërsa ishte i ftuar në një emision televiziv, Bardhi theksoi se nëse kjo ndodh do të vazhdojë të japë kontributin e tij në parti si një anëtar i thjeshtë.
Bardhi: Unë do të vazhdoj të jem në PD, nuk ka asnjë diskutim. Nuk bëhem pjesë e asnjë lëvizje për asgjë të re. PD është partia që më ka dhënë statusin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe unë do të mbështes, votoj dhe punoj gjithmonë për PD. Sigurisht, nëse zoti Berisha do të jetë kryetari i PD dhe kandidat për kryeministër në zgjedhjet e vitit 2025 apo kurdo qofshin zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme unë e mbyll karrierën time si përfaqësues i demokratëve në Kuvendin e Shqipërisë duke vazhduar të kontribuoj si një anëtar i thjeshtë i zakonshëm në PD. E mbyll me vullnetin tim të lirë. U qëndroj atyre gjërave që kam thënë sesi e shoh unë të ardhmen e PD, që përmes PD të ketë të ardhme Shqipëria.
I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të ulej ballë për ballë me Sali Berishën për gjetjen e një formule bashkimi për zgjedhjet e 14 majit ai tha se do të ulet me këdo për gjetjen e një zgjidhjeje në interest ë PD-së.
Bardhi: Ulem me cilindo, nuk kam asnjë shqetësim sakohë bëhet fjalë për të gjetur një zgjidhje në interes të PD, demokratëve dhe Shqipërisë. Jemi ulur me zotin Berisha, kemi bërë 2-3 mbledhje në fillim gati një vit më parë në grupin parlamentar. Një mbledhje ka zgjatur rreth 9 orë.



E RËNDË/ Makina përplas dy të miturit në Rrogozhinë, shoferi ia mbath
Historia e plotë >





Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Zbardhet VENDIMI i ri/ Çdo mësues që del në pension, mund të vazhdojë punën deri...

Si kurrë më parë, Euro bie "përtokë"/ Ja minimumi i ri historik që ka arritur monedha europiane

Koncertet, ja sa kushtojnë biletat për artistët kombëtarë e ndërkombëtarë, zbuloni më “të shtrenjtin”!
Aktualitet



E RËNDË/ Makina përplas dy të miturit në Rrogozhinë, shoferi ia mbath
Historia e plotë >
