Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Barbari në zemrën e nënës së Mateos 8-vjeçar!

Barbari në zemrën e nënës së Mateos 8-vjeçar!

E marta e 16 nëntorit tronditi opinionin publik në vend, teksa u përhap me shpejtësi lajmi tronditës se një fëmijë 8-vjeçar ishte vrarë dhe groposur me baltë në shtëpinë e autorit.

Ngjarja u regjistruar në fshatin Greçalli të Fierit, dhe ka qenë mamaja e të miturt ajo e cila është alarmuar fillimisht për zhdukjen e dyshimtë të të birit.

Viktima ditën e djeshme nuk kishte shkuar në shkollë. 8-vjeçari ishte parë duke luajtur në lagje me biçikletë. Pas denoncimit të bërë në polici për humbjen e Mateos, kanë qenë efektivët ata që kanë zbritur në terren dhe kanë nisur kërkimet për të.

Kqyrja e kamerave ka drejtuar policinë drejtë banesës së monstrës 38-vjeçare, Klodian Çalamani. Në momentin kur policia është futur në oborrin e banesës ka dalluar xhupin që kishte veshur djali ditën e djeshme. Kur janë afruar, ata kanë konstatuar se autori i kishte hedhur baltë trupit të fëmijës dhe sipër e kishte mbuluar me disa gjethe pemësh.

Dyshohet se autori e ka joshur të miturin me biçkletën e tij dhe pasi e ka futur në oborrin e banesës në të cilën jetonte i ka dhënë dhe goditjen fatale, me lopatë në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Motivet e këtij krimi mbeten ende mister, se çfarë mund ta kenë shtyrë 38-vjeçarin të vrasë një fëmijë vetëm 8-vjeç.

Çalamani i njohur si problematik është një person i njohur si për policinë e Fierit por edhe për banorët e fshatit ku jetonte.

Ai dyshohet se ka rrëmbyer një vajzë vite më parë, teksa një prej banorëve e ka akuzuar për përdhunimin e bashkëshortes së tij.

Nga ana tjetër në prononcimet për mediat fqinjët e kanë përshkruar autorin, Klodian Çalamanin si një njeri të alkoolizuar. Ato kanë zbuluar se ai kishte prindërit e divorcuar, ku mamaja i jetonte në Maqedoninë e Veriut, babanë e kishte humbur para disa vitesh e vëllanë i kishte në burg në Greqi. Ai punonte ku të gjente, tregojnë fqinjët, e ndërsa shprehen se ndihen shumë të frikësuar pas kësaj ngjarjeje. 

Banorët  kanë kërkuar për autorin monstër dënimin më të rëndë, atë të vdekjes.

Në shtëpinë e viktimës 8-vjeçarit Mateos, që prej bërjes publik të ngjarjes, ditës së djeshme ka pllakosur zija, teksa ngushëllimi me çdo fjalë do të ishte e pamjaftueshëm për prindrit e të miturit.

Cilido të jetë dënimi "përkëdhelës" për autorin, zemra e nënës së 8-vjeçarit nuk do të “shërohet” prej kësaj ngjarjeje të rëndë dhe nuk ka mbetur asnjë tjetër veç barbarisë!/Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore