Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Banesa iu përfshi nga flakët, në gjendje të rëndë shëndetësore 85-vjeçari në Elbasan

Banesa iu përfshi nga flakët, në gjendje të rëndë

ELBASAN- Një ngjarej e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Kuqan të Elbasanit.

Bëhet me dije se një 85-vjeçar i identifikuar me inicialet N.K është në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të flakëve.

Sipas njoftimit të policisë në banesën e 85-vjeçarit ka rënë zjarr teksa mes flakëve ka mbetur dhe I moshurari i cili është duke luftuar për jetën.

Njoftim i policisë:

Më datë 25.11.2021, rreth orës 12:15, në fshatin Kuqan, Elbasan, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. K. Si pasojë është djegur pjesërisht banesa dhe është dëmtuar nga flakët shtetasi N. K., 85 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera dyshohet se ngjarja është aksidentale./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore