Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Balla kërkon rritjen e buxhetit të KPA-së: Shërben për shtimin e burimeve njerëzore

Balla kërkon rritjen e buxhetit të KPA-së: Shërben për

KUVENDI- Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, ka paraqitur ditën e sotme në Kuvend amendamentin lidhur me me shtimin e fondeve ndaj Komisionit të Posaçëm të Apelimit.

Balla në fjalën e tij u shpreh se ky amandament vjen si një kërkesë e adresuar nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit, si dhe Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Ndër të tjera kreu i grupit parlamentar Balla tha se këto dy institucione të drejtësisë si KPA dhe ONM, kanë kërkuar shtimin e buxhetit.

Qëllimi I kësaj është rritja e kapaciteteve me burime njerëzore në mbështetje të përshpejtimit të punës që bën ky komision.

Në fakt amandamenti që unë kam propozuar është një diskutim që është bërë në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Ka të bëjë me një qasje të kahershme, që nga viti 2016 që mori udhë reforma në drejtësi, kuvendi ka mbështetur kërkesat që ka ardhur nga institucionet e reja të sistemit të drejtësisë për një buxhetin adekuat të aktivitetit të tyre.

Amandamenti që unë kam depozituar ka të bëjë me një kërkesë të ardhur nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit dhe për të qenë korrekt ka qenë një kërkesë e ardhur edhe Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit, të dyja së bashku kanë kërkuar në funksionim të rritjes së kapaciteteve dhe të përshpejtimit të punës, kanë kërkuar një shtesë në buxhet për të rritur kapacitetet e tyre me burime njerëzore në mbështetje të vlerësimit që bënë ky komision”, tha Balla./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore