Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

I ati iu vra nga policia, flet vajza e Lefter Zhidrus: Sa vinte dhe bëhej më agresiv, hapa derën dhe...

I ati iu vra nga policia, flet vajza e Lefter Zhidrus: Sa vinte dhe bëhej

Vajza e Lefter Zhidrus, 71-vjeçari që u vra nga forcat RENEA në Elbasan pak ditë më parë, ka treguar detaje nga ngjarja e 24 shtatorit.

Për emisionin “Pa Gjurmë” 14-vjeçarja ka treguar se kishte marrëdhënie shumë të mirë me të atin dhe se ai nuk e dhunonte as atë dhe as të ëmën.

Ajo thotë se ditën e ngjarjes ai kishte shkuar në shtëpi shumë agresiv.

Në atë moment ajo thotë se kishte hapur derën e kishte dalë jashtë bashkë me të ëmën, për ta lënë të atin të qetësohej.

"Unë kam qenë shumë e lidhur me babin. Nuk kishte cfarë na ndante. Nuk më bërtiste dhe nuk më qortonte. Atë ditë dhe me mua ishte agresiv por nuk më thoshte gjë. Shikime bërtitje. Ishte ndryshe në fytyrë. Babi sa vinte dhe bëhej më shumë agresiv. Mora çelsin dhe hap derën Duke nxituar i thashë dhe mamit dil dhe ti. Babi të qetësohet e ta lëmë me kaq. Në media është thënë që ai na dhunonte. Nuk mund ta mendoja që babi të kishte armë. Nuk më dhunonte. Ai për mua jepte jetën" - tha ajo.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore