Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Babai i policit "skifter" u vra për gjakmarrje, si e mori i riu hakun 100 metra larg Policisë së Lezhës

Babai i policit "skifter" u vra për gjakmarrje, si e mori i riu

Klisman Nikolli, 27-vjeçari i cili ishte pjesë e strkturës së Policisë së Shtetit, por u arrestua për vjedhje në Itali, është djali i një dëshmori. Babai i të riut, Mark Nikolli, efektiv dhe rapsodi i njohur në Lezhë u vra në vitin 2003, vetëm 100 metra larg Policisë së Lezhës.

Nikolli, 46 vjeç në atë kohë, ka qenë duke ecur në këmbë në rrugë në momentin që autori Martin Pjetri, i vënë tashmë në pranga, e ka qëlluar me armë zjarri.

Polici ka rënë në tokë, por Pjetri nuk është mjaftuar me aq. Ai është afruar dhe e ka qëlluar sërish Nikollin, për tu siguruar që ishte vrarë.

Arsyeja e kësaj vrasjeje ishte gjakmarrja, pasi motra e Mark Nikollit kishte vrarë babanë e Marjan Pjetrit.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore