Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Babai i Aleksandër Sadikajt zbulon TË VËRTETËN: Biznesmeni Papa e zuri në kurth, i kishin borxh paratë e 100 kg drogë

Babai i Aleksandër Sadikajt zbulon TË VËRTETËN: Biznesmeni

Fatmir Sadikaj, ka treguar se djali i tij Aleksandër Sadikaj, i vrarë me tritol në qershor 2022, ka pasur konflikte të vazhdueshme me Edmond Papën, i cili u ekzekuta në Tiranë më 16 dhjetor të të njëjtit vit, është futur në kurth nga Edmond Papa dhe dy persona të tjerë. Gazetari Elton Qyno shkruan për Oranews se në dëshminë e dhënë nga Fatmir Sadikaj, emri i Papës është përmendur si Edmond Hoxha, me mbiemrin e dytë që njihet 49-vjeçari, por kjo ishte një indicie që Policia ta mbante në vëzhgim dhe të mund të shmangte vrasjen e 16 dhjetorit.

Shkak për konfliktitn, sipas babait të Sadikajt është bërë një borxh që Papa i kishte 27-vjeçarit. Më konkretisht, ai i kishte blerë 100 kg hashash disa vite më parë, por nuk ia kishte shlyer të gjitha paratë. Për rrjedhojë, i riu ishte konfliktuar me 49-vjeçarin dhe dy personat e tjerë që përmenden me inicialet D.H dhe D.M, shokë të këtij të fundit.

Ndaj, mendohet se Papa Papa ka qënë dhe personi i fundit që ka kontaktuar dhe i ka kërkuar takim në periferi të Tiranës, Aleksandër Sadikaj, pikërisht ditën që u vra, por rrugës shpërtheu bomba në mjetin e tij dhe i riu ndërroi jetë.

Për vrasjen e Papës është vënë në pranga Albano Velo dhe është shpallur në kërkim Andreë Bode. Velo, djali i një punonjësi policie, Dilaver Velo, i cili u pezullua dhe po hetohet gjithashtu, dyshohet se ka pasur rolin e vëzhguesit, ndërsa Bode ka qenë ekzekutori i 49-vjeçarit.




Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore