Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Autobusi u përmbys duke marrë përpara dy mjete të tjera/ Shoferi jep deklaratën në polici: Nuk arrita dot…

Autobusi u përmbys duke marrë përpara dy mjete të tjera/

Autobusët urbanë vijojnë të shkaktojnë aksidente në kryeqytet, ku më i fundit është shënuar tek rruga e Elbasanit.

Një autobus që vinte nga Kërraba humbi drejtimin dhe u përmbys në rrugë, duke marrë përpara dy makina të tjera.

Si pasoje e aksidentit të rëndë tre persona mbetën të lënduar. Të plagosurit u dërguan në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici menjëherë pas aksidentit. Gentjan Qosja ka deklaruar se nuk ka arritur të mbajë kontrollin e autobusit teksa po udhëtonte në rrugën e pjerrët, pak pasi kaloi Pallatin e brigadave.

Nga verifikimet e kryera në terren nga ekspertet ka rezultuar se 42-vjeçari nuk ka përdorur alkool dhe nuk ka qenë me shpejtësi. Dyshimet kryesore janë se kemi të bëjmë me një gabim teknik.

Si pasojë e këtij aksidenti rruga Tiranë-Elbasan për rreth dy orë qëndroi e bllokuar derisa u hoqën nga rruga mjetet e aksidentuara.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore