
Audio-përgjimi i "21 janarit"/ Grupi hetimor "zbarkon" në shtëpinë e familjarëve të Aleks Nikës, çfarë ndodhi
Oficeri i Policisë Gjyqësore të Tiranës ka shkuar sot në shtëpinë e Aleks Nikës në Lezhë për të marrë në pyetje babain dhe xhaxhain e tij, të cilën kanë deklaruar se kanë në pronësi një audio përgjim të gardistëve më 21 janar 2011
Aleks Nika u vra më 21 janar, por familjarët ende kërkojnë drejtësi. Xhaxhai i tij, Mark Nika tha dje se ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Altin Dumanin, të cilit i ka kërkuar që çështjen ta marrë Prokuroria e Posaçme.
Nika deklaroi se që prej muajit korrik 2022 ka në dorë audio-përgjimin, në të cilin ai thotë se është komunikimi mes gardistëve në momentin që ata hapën zjarr drejt protestuesve më 21 janar.
Ai thotë se e ka audio-përgjim, por nuk ia ka dorëzuar atë kreut të SPAK. Ai këmbëngul se nuk do ta dorëzojë audio-përgjimin nëse kjo çështje nuk i kalon SPAK, pasi nuk ka besim tek Prokuroria e Tiranës. Ndërkohë, Mark Nika bën me dije se është ai që ia ka dhënë audio-përgjimin gazetarit Artan Hoxha.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E FUNDIT/ TËRMET në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Historia e plotë >
Qëllohen me armë gazetarët e Fiks-it, filmuan gërryerjet e paligjshme në...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 9 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas tërmeteve?

KUJDES! Temperaturat arrijnë në -10 gradë celsius, njihuni me parashikimin i motit për ditën e enjte
Aktualitet




