Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Audi përplaset “kokë më kokë” me Mitsubishi-n në Llogara, 2 të plagosur, shkakton trafik kilometrik

Audi përplaset “kokë më kokë” me Mitsubishi-n

Një aksident ka ndodhur në mesditë në aksin që lidh Vlorën me bregdetin e Jugut, pranë Llogarasë.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar për në spital.

Aksidenti ka paralizuar edhe trafikun në këtë segment rrugor, mjaft të frekuentuar nga pushues që zgjedhin bregun e Jugut.

Radha e automjeteve në pritje ka qenë kilometrike në të dy kahët e rrugës.

Sot, rreth orës 16:45, në aksin rrugor Llogara-Orikum, një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin A. V., 27 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Mitsubishi”, drejtuesi dhe pasagjeri i të cilit po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë marrë masa për qarkullimin e mjeteve me një rrugëkalim, deri në largimin e automjeteve të aksidentuara nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore