
Asnjë surprizë nga Primaret e PD? Ilir Meta merr 4 bashki, kush janë "besnikët" e Berishës që fituan
“Primaret” e Sali Berishës nuk kanë prodhuar asnjë surprizë. Dje u votua në shumicën e bashkive të vendit dhe sot kanë dalë rezultatet në një pjese të madhe të tyre.
Ashtu dhe siç pritej, kanë fituar ata që njihen si individë më besnikë të Berishës. Në Durrës, fitoi Igli Cara; në Vaun e Dejës, Zef Hila; në Pukë Rrok Doda; në Fushë Krujë, Ndriçim Babasi; në Klos, Bedri Hoxha; etj. Pra thuajse të gjithë fituesit janë besnikë të Berishës. Ndërkohë në Tiranë Ilir Alimehmeti dhe Belind Këlliçi do shkojë në balotazh, ndërkohë që ndaj doktorit kanë nisur dhe presionet. Ishte një prej kandidatëve Adriana Kalaja që ka kërkuar të tërhiqet nga gara sepse sipas saj fitues është Këlliçi.
Ndërkohë në 4 bashki, Berisha ka vendosur që të dalë Ilir Meta me kandidatë. Në Kuçovë, PL do përfaqësohet me Lefter Maliqin, në Përrenjas me Suzana Topin, në Memaliaj me Albert Malajn dhe në Skrapar me Eugen Mustafallarin.
Ditën e djeshme pati shumë akuza mbi procesin. Disa kandidatë madje u tërhoqën duke deklaruar se procesi i ishte i trukuar.
Rezultatet e Primareve
Qarku Korçë
Bashkia e Korçës- Ledina Alolli 628 vota
Bashkia e Maliqit- Alfred Gega 920 vota
Bashkia Pogradec- Zini Tollozhina 291 vota
Bashkia Devoll- Elvis Hajdërlli 1184 vota
Bashkia Ersekë- Et’hem Sajamit, i vetëm në garë! 450 vota pro
Qarku Kukës
Bashkia e Hasit- Miftar Dauti 877 vota
Bashkia e Tropojës- Besnik Dushaj 1514 vota
Bashkia e Kukës- Atmir Sinamati, i vetëm në garë! 989 vota
Qarku Lezhë
Bashkia Lezhë- Pashk Gjoni 1026 vota
Bashkia Mirditë- Shkojnë në balotazh dy kandidatët më të votuar Albert Mylyshi, 357 vota dhe Aleksander Lala, 285 vota
Bashkia Kurbin- Behar Haxhiu 1358 vota
Qarku Shkodër
Bashkia e Vaut të Dejës- Zef Hila 743 vota, i duhet të lërë mandatin e deputetit për t’u futur në garë
Bashkia Pukë- Rrok Doda
Bashkia Shkodër- Bardh Spahia, i vetëm në garë! 1386 vota pro dhe 6 vota kundër
Bashkia e Malësisë së Madhe- Nuk kishte kandidat
Bashkia e Fushë Arrësit- Hil Curri
Qarku Tiranë
Bashkia Tiranë- Shkojnë në balotazh dy kandidatët më të votuar Belind Këlliçi 4040 vota dhe Ilir Alimehmeti 2196 vota
Bashkia Rrogozhinë- Çim Hoxha
Bashkia Kavajë- Fisnik Qosja
Bashkia Kamëz- Arjan Hoxha
Bashkia Vorë- Indrit Hoxha, i vetëm në garë
Qarku Durrës
Bashkia Durrës- Igli Cara 1398 vota
Bashkia Shijak- Rezart Tusha 333 vota
Bashkia Fushë Krujë- Ndriçim Babasi 168 vota
Bashkia Krujë- Shkojnë në balotazh dy kandidatët më të votuar, Ndriçim Babasi me 514 vota dhe Agron Loka me 680 vota
Qarku Vlorë
Bashkia e Vlorës- Hysni Sharra 549 vota.
Bashkia e Selenicës– Leonard Rakipaj 270 vota
Bashkia e Delvinës- Ilir Mehmeti 185 vota
Bashkia e Sarandës- Shkojnë në balotazh dy kandidatët më të votuar, Ardit Cikuli me 582 vota dhe Ilir Nikolla me 310 vota
Bashkia e Konispolit- Fatmir Shero 137 vota
Qarku Berat
Bashkia e Beratit- Zija Ismaili 527 vota
Bashkia Kuçovë- Lefter Maliqi, i vetëm në garë! 339 vota
Bashkia Skrapar- Eugen Mustafallari, i vetëm në garë
Bashkia Poliçan- Behar Xhaferraj, i vetëm në garë! 92 vota
Bashkia e Dimalit- Gentian Meci 187 vota
Qarku Dibër
Bashkia Dibër- Shkojnë në balotazh dy kandidatët më të votuar, Besnik Alku me 291 vota dhe Ismail Uka 365 vota
Bashkia Bulqizë- Defrim Fiku 453 vota
Bashkia Klos– Ish deputeti Bedri Hoxha, 758 vota
Bashkia Mat- Shkojnë në balotazh dy kandidatët më të votuar, Skënder Gjuci me 319 vota dhe Bukurosh Ballabani me 145 vota
Qarku i Elbasanit
Bashkia e Elbasanit- Luçiano Boçi i vetëm në garë
Bashkia e Belshit- Bedri Qypi, i vetëm në garë
Bashkia e Librazhdit- Shkojnë në balotazh dy kandidatët më të votuar, Shaqir Kuka me 55 vota dhe Ndricim Lila me 45 vota
Bashkia e Përrenjasit- Suzana Topi 150 vota
Bashkia e Gramshit- Hasim Çekrezi, i vetëm në garë
Bashkia e Peqinit- Mustafa Pashja 250 vota
Bashkia Cërrik- Serveti Duzha 260 vota
Qarku Fier
Bashkia Fier- Shkojnë në balotazh dy kandidatët më të votuar Albano Zhapaj me 87 vota dhe Artur Mahmutaj me 242 vota
Bashkia e Lushnjës- Eduard Sharka 1021 vota
Bashkia Divjakë- Aurel Malko 869 vota
Bashkia e Patosit- Sofie Alushaj 256 vota
Bashkia e Mallakastrës– Resmi Shanaj 264 vota
Bashkia e Roskovecit- Futues Hazizaj me 204 vota
Qarku Gjirokastër
Bashkia Gjirokastër- Dorjan Lani 291 vota
Bashkia Këlcyrë- Arjan Kasaj 171 vota
Bashkia Memaliaj- Albert Malaj me 300 vota
Bashkia Tepelenë- Baftjar Imeri 109 vota
Bashkia Libohovë- Adil Xhelili i vetëm në garë! 282 vota
Bashkia Përmet- Edmond Komino, i vetëm në garë



Grabitet gjatë natës shkolla 9-vjeçare në Shkodër/ Ja çfarë morën hajdutët
Historia e plotë >

Kthjellime dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot
Historia e plotë >
EMRI/ E RËNDË në Fier, ndërron jetë efektivi i policisë pas aksidentit
Historia e plotë >


Çfarë ndodh kur Inteligjenca Artificiale lexon gjithçka?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Kryemadhi fshehu paratë në Zvicër/ Kaloi në këmbë kufirin, të kalonte pa...
Historia e plotë >
"Albanian NARCOS"/ Reportazhi i Dailymail, shkojnë deri në Ekuador për t...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 20 mars 2023/ Nuk lëvizin monedhat e huaja, çfarë po ndodh me euron dhe dollarin?

Nafta falas për fermerët! Vendimi i ri i Qeverisë, ja çfarë duhet të dini

Shqipëria ka pagat më të ulëta në rajon në administratën publike/ Ja PROFESIONET ku na e kalon dhe Kosova
Aktualitet



Grabitet gjatë natës shkolla 9-vjeçare në Shkodër/ Ja çfarë morën hajdutët
Historia e plotë >
