Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Asnjë shenjë nga shoferi 26-vjeçar, ndërpriten KËRKIMET për makinën që dyshohet se ra në lumin Seman

Asnjë shenjë nga shoferi 26-vjeçar, ndërpriten

Kërkimet për të gjetur makinën tip Golf që dyshohet se ka rënë në lumin Seman në Fier në orët e para të mëngjesit të sotëm, janë ndërprerë pak më parë.

Mjetet në dispozicion e kanë të pamundur gjetjen e mjetit. Ndërkohë, kërkimet pritet të rifillojnë ditën e nesërme, pasi polumbaret do përdorin magnet për lokalizimin e makinës.

Ndërkohë, poshtë urës së Mbrostarit janë gjetur dhe pjesë të përparme të mjetit, gjë që përforcon dyshimet se makina ka në lumë.

Policia gjeti më parë edhe targën e makinës dhe sipas verifikimeve makina ka rezultuar të jetë marrë me qira nga nga 26 vjeçari Mateo Lika. 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore