Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit nga COVID-19, ja sa raste të reja janë regjistruar sot

Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit nga COVID-19, ja sa raste

171 qytetarë janë infektuar me COVID në 24 orët e fundit, pas 840 testimeve.

63 u regjistruan në Tiranë, 14 Vlorë, 10 Lushnje,9 Durres, 8 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, Dimal, nga 4 qytetarë në Shkodër, Elbasan, Gramsh, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Krujë, Roskovec, Patos, Këlcyrë, Korçë, nga 2 qytetarë në Fier, Divjakë, Himarë, Tepelenë, Kuçovë, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Mirditë, Kurbin, Vlorë, Kavajë, Mat, Selenicë, Përmet, Maliq, Berat, Skrapar.

Janë 1,698 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë. Në 24 orët e fundit asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 201 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,259 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni pasur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (8 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 171
Të shëruar në 24 orë 201
Të shtruar në spitale 17
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 840

Testime totale 1,968,459
Raste pozitive 329,541
Raste të shëruara 324,259
Raste Aktive 1,698
Humbje jete 3,584

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 747
Shkodër 171
Fier 147
Elbasan 142
Durrës 120
Vlorë 103
Korçë 86
Gjirokastër 61
Berat 51
Dibër 41
Lezhë 28
Kukës 1

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore