Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Asetet kriminale me vlerë 100 milionë euro, kush janë fajtorët që nuk konfiskohen

Asetet kriminale me vlerë 100 milionë euro, kush janë

Për herë të parë një ministër pranon se është ai fajtor dhe të tjerë që pasuria e kriminelëve që kap një vlerë mbi 100 milionë euro nuk është sekuestruar plotësisht. Sipas ministrit Sandër Lleshaj fajtorët janë Policia, Prokuroria dhe Gjykata.

Por, duke u ndalur tek institucioni që ai drejton Lleshaj tha se “problemi mbetet se sa kjo shifër do të materializohet në fund përmes vendimeve të formës së prerë. Dhe ky është edhe problemi endemik i sistemit”.

Madje, kjo është vënë në dukje edhe në një pikë të marrëveshjes së firmosur mes tij dhe ministres së financave Anila Denaj. Kjo problematikë është në funksion të axhendës për të luftuar krimin e organizuar.

Gjithsesi, ajo që kërkohet edhe nga partnerë ndërkombëtare janë rezultatet në këtë drejtim dhe ndërtimi i instrumenteve të përbashkëta si dhe krijimi i një strukture qendrore, e cila do të ketë për mision monitorimin e përpjekjeve të përbashkëta dhe koordinimin e tyre për paratë e krimit.

E rëndësishme është që kjo strukturë të bëhet eficiente një orë e më parë dhe secili duhet të mbështesë fort funksionimin e saj.  Në funksion të këtij prioriteti, janë ndërtuar kapacitete të rëndësishme. Është ndërtuar një njësi e specializuar e luftës kundër krimit ekonomik. Është ndërtuar një njësi tjetër e informacionit, që është në funksion të mbledhjes së informacionit dhe të përpunimit të tij.

Po ashtu edhe një njësi e specializuar e luftës kundër krimit kompjuterik, të cilat në fakt janë të ndërlidhura me njëra tjetrën, por janë 3 kapacitete të reja, të cilat u shtohen atyre ekzistuese dhe që kanë për kontrollorë përfaqëues ndërkombëtarë.

Gjithashtu janë rekrutuar dy breza studentësh ekselence nga universiteti, të cilët janë diplomuar në ekonomi, financë, bankë, informatikë dhe kanë kaluar një cikël gati 1-vjeçar trajnimi në Akademinë e Sigurisë në fushën e hetimit.

Dhe mbi të gjitha është Operacioni “Forca e Ligjit”, i cili tashmë funksionon në bazë të një ligji të posaçëm, operacion i cili synon në thelb luftën ndaj krimit ekonomik-financiar, ndaj parave të siguruara në mënyrë kriminale dhe aseteve të gjeneruara në rrugë kriminale.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore