Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"As Basha nuk mund ta shqyeje derën"/ Tensione për "bravën" në PD-në e Fierit, Luan Baçi: Erdhën si hajdutët

"As Basha nuk mund ta shqyeje derën"/ Tensione për

FIER - Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi denoncoi sot se derës së selisë i janë ndryshuar bravat.

Për rastin, deputeti i PD bashkë me anëtarë të seksionit të PD-së Fier bënë denoncim në polici.

Por kryetari i komanduar i PD në Fier, Agron Kapllanaj u shpreh se zyra është  marrë në dorëzim më procesverbal.

“Zyrën e Partisë Demokratike, dega Fier e kam marrë në dorëzim nga funksionarë të PD-së në qendër, të cilët kanë ardhur me një procesverbal dhe më kanë dhënë edhe çelësat, por edhe bazën material”, ka deklaruar ai.

Në një lidhje për emisionin “Zona Zero” në Top News, Luan Baçi tha se ky është një veprim i turpshëm dhe një “hakmarrje” e Lulzim Bashës ndaj tij.

“Policia ka pasur informacion paraprak për ngjarjen. Policia ka shkuar tek zyra dhe ka parë. Policia ka reaguar me vonesë për ngjarjen. Kush ka ardhur nga qendra (Tirana) të dorëzojë zyrën e deges së Fierit, ka shkelur ligjin. Nuk mund të vijë dikush nga Tirana të shqyeje derën dhe të futet brenda, qoftë edhe Lulzim Basha. Kjo ka nisur që me shkarkimin që më bëri Lulzim Basha. Është një veprim i turpshëm, është bërë natën si hajdutët”, tha ai.

Krisja e Luan Baçit me Lulzim Bashën, nisi pas ai u shfaq në “Foltoren” e Sali Berishës në Fier./Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore