Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Arti në zi! Ndahet nga jeta piktori i njohur shqiptar, mjeshtri i peizazhit

Arti në zi! Ndahet nga jeta piktori i njohur shqiptar,  mjeshtri i

KORÇË - Është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare piktori i njohur korçar, Sotiraq Xega.

Sotiraq Xega ka me shume se 35 ekspozita vetjake, pjesa më e madhe e punimeve të tij janë në gjininë e peizazhit.

Ai njihet si një prej piktorëve më të mirë të peizazhit.

Sotiraq Xega kohët e fundit ekspozitat e tij i ka çelur në natyrë pasi ja kishin ndaluar të bënte një gjë të tillë në mjedise ku ekspozonin dhe piktorë të tjerë.

Ekspozita e fundit e Xeges ka qenë ajo e manave të Drenovës, ekspozitë të cilën e paraqiti për miqtë kryesisht, në një prej rrugicave të fshatit të njohur turistik.

Përpos ekspozitave të shumta që e kanë bërë Xegën një prej mjeshtërve të peizazhit, emri i tij lidhet edhe me piktura të vjedhura të piktorit të madh Vangjush Mio,piktura që u zhduken nga galeria e arteve të Korçës.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore