Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Arrestove Lefterin për t’i bërë qejfin Belindës/ Berisha akuza të forta Ulsi Manjas: E di gjithë Dibra...

“Arrestove Lefterin për t’i bërë qejfin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja duke thënë se ai arrestoi kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla për t’i bërë qejfin Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Berisha deklaroi se Arben Ahmetaj nuk do jetë i fundit nga rradhër e PS-së që do hetohet. 

“Arreston Lefterin për ti bërë qejfin Belindës, se Belinda është bërë kryeministre tani, e di gjithë Dibra. Ti ministër Drejtësie çfarë bën që firmos çdo firmë Ramës, edhe kur nuk firmos vjen u bën avokatinë këtu. Arreston Lefterin për ti bërë qejfin Belindës, se Belinda është bërë kryeministre tani, por s’të shkojnë intrigat, intrigant.

E di gjithë Dibra, absolutisht. Mos mendoni se do mbyllet me Ahmetajn. Të bëhesh i penduar i drejtësie, ke vetëm një rrugë të zbërthesh para kombit tënd të gjithë veprimtarinë e organizatës kriminale”, tha Berisha.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore