Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Arrestohet në Qafë Thanë shqiptari nga Gostivari, kërkohej në Itali për këto 2 vepra penale

Arrestohet në Qafë Thanë shqiptari nga Gostivari, kërkohej

Adnand Doda nga Gostivari është ndaluar sot nga policia në pikën kuifitare të Qafë Thanës, pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

47-vjeçari sipas Policisë u ndalua pasi Ggykata e Torinos, Itali, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Prodhimi e shitja e narkotikëve".

Njoftimi i policisë

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 47-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Prodhimi e shitja e narkotikëve".

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit A. D., 47 vjeç, banues në Gostivar, Maqedoni e Veriut.

Gjykata e Torinos, Itali, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Grup i strukturuar kriminal" dhe "Prodhimi e shitja e narkotikëve".

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore