Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Arrestimi i “Gucci-t” shqiptar në Kolumbi, gazetari flet troç: E "tradhtoi" tatuazhi në krah...

Arrestimi i “Gucci-t” shqiptar në Kolumbi, gazetari flet

Ka folur ditën e sotme për mediat gazetari Artan Hoxha lidhur me arrestimin e Denis Klironomi, i njohur me nofkën “Gucci”, i akuzar për trafik të miturish, trafik armësh dhe trafik droge.

Skuadra e gjurmimit për ta identifikuar në mënyrë të saktë madje edhe e ka fotografuar në ballkonin e banesës së tij dhe është identifikuar nga tatuazhi në krah. Sipas gazetarit Hoxha, durrsaku 45-vjeçar banonte në një lagje të pasur të qytetit të Barranquilla të Kolumbisë.

“Ashtu si shumë shqiptarë të tjerë që merren me narkotrafik nuk përdoren dokumenta shqiptare, statistikat nuk përputhen me realitetet, shumica prej tyre kanë dokumenta të BE, grekë, lindor, çek, sllovak, ku kanë patur më shumë mundësinë ti marrin këto dokumenta, dhe së dyti i bën që të humbin identitetin, dhe është më e vështirë që të identifikohen”, tha Hoxha.

Denis Klironomi është shtetas shqiptar, që ka ndryshuar dokumentat për të humbur dhe gjurmët dhe i cili njihej me nofkën “Gucci”.

Ndërkohë, porti i Barranquilla është porti me i madh i dërgesave drejt Europës. Më në detaje për arrestimin e Denis Klironomi, gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh:

“Para dhjetë ditësh është gjetur në një zonë të Kolumbisë, e cila ështe e ndarë sipas disa shtretëzimeve, dhe shqiptarët zgjidhnin zona, resortet, ku të ruante policia vendase, dhe ku kriminelet lokale, nuk qëndronin ato zona, kishte nivel sigurie, në zonën në të cilën është kapur. Nuk kishte dalë fare nga banesa, është fotografuar në ballkonin e banesës së vet, informacionin e kanë patur, por nuk po e fotografonin dot, skuadra e gjurmimit i ka bërë një foto, e kanë identifikuar nga tatuazhi që mbante në krah, dukej që ishte një operacion ku popullsia lokale kishte një prezencë të madhe të medias, operacion i mbuluar mirë mediatikisht.”

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore