Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Arrestimi i bujshëm i mjekut te Trauma, Shoqata e Anestezistëve: Pamje të tilla s’i kemi parë as kur janë arrestuar kriminelë

Arrestimi i bujshëm i mjekut te Trauma, Shoqata e Anestezistëve: Pamje

Policia e Tiranës dhe agjentët specialë u investuan në arrestimin e një mjeku në Spitalin e Traumës, i cili akuzohet se u merrte ryshfet pacientëve. Pas ankesave të qytetarëve se në Spitalin e Traumës ishte një mjek i cili ju kërkonte ryshfet gjatë shtrimit, policia infiltroi një agjent i cili u shtir si pacient, dhe në momentin që i ofroi 20 mijë lekë, u bë arrestimi në flagrancë i mjekut Fitim Marku, i cili tashmë ndodhet i shoqëruar në ambientet e policisë.

Pas arrestimit të mjekut Fitim Marku Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë bërë një reagim, duke thënë se çdokush që shkel ligjin do duhet të dënohet, por thotë se pamje të atij operacionit nuk kanë qenë aspak të drejta. Në reagimin e tyre, kjo shoqatë thotë se nuk e kemi parë në operacion të tillë as në momentet e kapjes së një krimineli të madh,  për rrjedhojë e konsiderojnë të gabuar, duke theksuar se mjeku do ishte paraqitur vetë me një fletëthirrje në organet kompetentë.

“Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë po ndjek me shumë vëmendje rastin e ndalimit të kolegut tonë anestezist në Spitalin e Traumës, F.M. Ndërkohë që mbështesim çdo veprim të organeve ligjzbatuese për hetimin dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje të kryer nga kushdo gjatë ushtrimit te detyrës, shprehim shqetësimin tonë për mënyrën denigruese të ndalimit të mjekut. Pamje të tilla, të bëra publike, ku mjeku me uniformë shoqërohet nga policë të maskuar nuk i shërbejnë askujt që kërkon me të vërtetë përmirësimin e shërbimit shëndetësor në vend. Vlen të kujtojmë se operacione të tilla, të organizuara me kaq bujë mediatike, nuk i kemi parë as në rastet e ndalimit të kriminelëve të rrezikshëm apo zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion të përmasave të mëdha! Jemi të sigurt që kolegu mjek do të ishte paraqitur pranë organeve përkatëse edhe me një fletëthirrje të thjeshtë. Të mos harrojmë as vijën shumë të hollë që ndan simulimin gjatë hetimit dhe provokimin, gjë që ata që organizojnë operacione të tilla e dinë shumë mirë. Urojmë që kolegu të provojë pastërtinë e figurës së tij, nëpërmjet një procesi të drejtë ligjor”, thuhet në reagimin e tyre.

Një ditë më parë, pamjet e arrestimit të mjekëve, nga efektivë të policisë me maska, bënë xhiron e rrjetit. Fillimisht u prangos një mjek reanimator, teksa po i merrte 20 000 lekë të reja një oficeri policie, i cili u paraqit si pacient që kishte nevojë për shërbim mjekësor dhe specifikisht për të kryer procedurën e skanerit.
Operacioni për arrestimin e mjekut Fitim Marku, koleges së tij dhe infermieres, i koduar “Skaneri, u realizua nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, e cila kishte angazhuar disa agjentë të infiltruar si pacientë, pas informacioneve të shumta nga qytetarët se mjekët e Spitalit të Traumës kërkonin ryshfet.

Teksa Prokuroria e Tiranës, përmes një njoftimi për shtyp, thekson se ky aksion, që deri më tani ka si rezultat arrestimin e Markut, me akuzën e korrupsionit, është ende duke vijuar, për të vënë para përgjegjësisë të tjerë mjekë të këtij spitali.
Ndërkaq, vetë autoritetet drejtuese të Spitalit të Traumës, përmes një deklarate, përpos faktit që inkurajojnë drejtësinë, bëjnë me dije se raste të tilla nuk duhet të përkthehen në njollosjen e të gjitha bluzave të bardha, mjekëve dhe infermierëve.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore