Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Arrestimi i 2 zv.drejtorëve për vrasjen e Pjerin Xhuvanit/ Eksperti i kriminalistikës: Nuk iu falet që…

Arrestimi i 2 zv.drejtorëve për vrasjen e Pjerin Xhuvanit/ Eksperti i

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar se shkaku i vrasjes së Pjerin Xhuvanit janë mosveprimet e policisë.

Duke iu referuar ngjarjes së ndodhur më 21 prill 2021, Karamuço u shpreh oficerëve të policisë nuk iu falet që mos bëheshin veprimet më elementare në një ngjarje kaq të rrezikshme me pasoja.

“Nuk di nëse është manipuluar apo jo, unë mund të flas për çfarë ka munguar në kuptimin e nenit 248 të kodit penal që flet për shpërdorimin e detyrës. Me mosveprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën dhe për këtë flasin shumë ligje. Duhet të ishin zbatuar shumë dispozita. Gjëja e parë që bëhet kur ka një element të armatosur, gjëja e parë që bëhet nga policia nxirret arma sepse ke detyrën t’i mbrosh jetën qytetarit të pranishëm që i rrezikohet jeta dhe të thërrasësh forca shtesë. Bën neutralizimin e personave Rrethon vendin e ngjarjes, bën të gjitha veprimet sepse ata janë nivel i lartë drejtues i policisë së Shtetit. Shyqyr që do kishin koinciduar ata për të kryer veprimet e duhura profesionale. Këtyre nuk iu falet që mos bëheshin veprimet më elementare në një ngjarje kaq të rrezikshme me pasoja. Shkaku janë mosveprimet”, deklaroi Karamuço ndërsa ishte i ftuar në një emision televiziv. 

Karamuço shtoi se edhe gjyqtari ka përgjegjësi. “Ne kemi miratuar ligje me paragrafë të tërë në anglisht, i kishim harruar anglisht, e miratuan 140 deputetë, dhe më pas një që e mori vesh pasi u botua në fletoren zyrtare u kthye mbrapsht dhe u anulua. Ne flasim për një vendim gjyqtari me mbingarkesë, por edhe ai ka shumë faj dhe përgjegjësi”, u shpreh Karamuço.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore