
“Armand Gosa goditi 11 herë me thikë Rexhën, djali i mitur i plagosur dhe me 4 qepje në krah”
Pak ditë më parë, Kavaja dhe jo vetëm u trondit nga një vrasje e dyfishtë që ndodhi në mes të qytetit.
Aramand Gosa dhe Altin(Sali) Rexha vranë njëri-tjetrin pas konflikteve të vazhdueshme që kishin për motive banale. Rexha me origjinë nga Kukësi në momentin e ngjarjes së rëndë ishte me djalin e tij të mitur.
Gazetari Spartak Koka gjatë një emisioni televiziv ka deklaruar se edhe djali i mitur i Rexhës është plagosur me thikë dhe ka 4 qepje në krah.
Ai tha se Armand Gosa njihej si person problematik në Kavajë dhe familjarët e Sali Rexhës kanë dyshime se ai mund të jetë ndihmuar nga ndonjë person tjetër pasi Rexha është therur 11 herë.
Ka pasur edhe konflikte të tjera. Iniciuesi i të gjithë konflikti është Armand Gosa. Një personazh problematik në qytetin e Kavajës, Armand Gosa ka arritur të lëvizë lirshëm. Altin Rexha, baba i dy fëmijëve që punonte në Kavajë, kishte marrë lejen e punës për të emigruar në Itali. Altin Rexha, apo njohur ndryshe edhe si Sali Rexha ka qenë me djalin kur Armand Gosa ka qenë duke e pritur. Gosa i ka zënë rrugën.
Ditën e fundit Armand Gosa shprehej tek njerëzit, ‘unë do ta vras atë malokun’. Tani strukturat kanë marrë dijeni lidhur me këtë ngjarje. Rexha duke e ditur se Gosa edhe pse kryente vrasje sërish shpëtonte i lirë. Në pamjet u pa edhe djali i Altin Rexhës.
Duke u ndjerë i kërcënuar dhe faktin se Gosa fut dorën në pjesën e brendshme ku kishte thikën, Altin Rexhën mbush pistoletën për vetëmbrojtjen dhe i ka thënë jam me djalin. Të dërgoj djalin në shtëpi dhe të sqarohemi. Por Edmond Gosa nuk është larguar.
Pasi e ndajnë nga sherri persona të tjerë, Altin Rexha tenton të largohet dhe është sërish Edmond Gosa që tenton t’i afrohet dhe kërcënon ta vrasë. Altin Rexha është qëlluar nga pas. Dhe si pasojë e goditjes me thikë ndaj Altin Rexhës ka mbetur i plagosur me thikë djali i Altin Rexhës dhe ka katër qepje në krahë. Janë 11 thika që ia janë ngulur Altin Rexhës.
Ka dyshime të forta se si ka mundësi është qëlluar 11 herë dhe familjarët e Altin Rexhë kanë dyshime se Edmond Gosa është ndihmuar edhe nga të tjerë. Problematika është edhe fakti se ambulanca ka ardhur me vonesë.




Rama lavdëron Sunak: Po funksionojnë politikat për uljen e emigracionit
Historia e plotë >


“Unë po rrezikoj familjen”/ Habit Sazan Guri: Duke folur këtu kështu po...
Historia e plotë >
E RËNDË/ Gjendet e vdekur 56-vjeçarja në banesën e saj në Pogradec
Historia e plotë >
Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E BUJSHME! SPAK lëshon arrest me burg për Vangjush Dakon dhe zyrtarë të ...
Historia e plotë >
“A jeni në vete? Ju lutem”/ Doli e TRONDITUR, zbulohet për çfarë dëshmoi...
Historia e plotë >
Rënies së euros nuk po i duket fundi! Ja "PRAGU" që ka arritur monedha europiane

Çfarë po ndodh me valutën europiane? Euro në rënie të lirë, “rrokulliset” pranë kufirit të 108 lekëve

Këmbimi valutor 6 qershor 2023/ Si ASNJËHERË më parë, euro shkon në kuotën e...
Aktualitet




Rama lavdëron Sunak: Po funksionojnë politikat për uljen e emigracionit
Historia e plotë >