Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Arlind Qori: Opozita të flasë edhe për minierat e Samir Manes

Arlind Qori: Opozita të flasë edhe për minierat e Samir Manes

Pedagogu Arlind Qori deklaroi në emisionin OPEN në Top Channel, se Samir Mane nuk duhet të përmendet nga opozita vetëm për tunelin e Llogarasë, por edhe për vdekjet në minierat e Bulqizës.

Sipas Qorit, oligarkët nuk janë shërbëtorë të politikanëve, por padronë të tyre.

“Lulzim Basha ka folur me gjysmë emrash. Përmend tunelin e llogarasë por nuk flet se çfarë bën Samir Mane me Bulqizën. Por nuk përmend çfarë bën Samir Mane me minatorët e Bulqizës. Si vdesin minatorët e Bulqizës, edhe në galeritë e Manes. Opozita mban gojën kyçur. Lulzim Basha nuk i përmend këto gjëra. Në një farë kuptimi oligarkët janë viktima që duhen çliruar. Këta nuk janë as shërbëtorë, por pronarët e vërtetë të Shqipërisë. Oligarkia është pakica e të pasurve, e cila ka pushtetin ekonomik, por kërkon edhe pushtetin ekonomik.

Njerëz që kanë pasuri të deklaruar 1 miliard euro, nuk janë shërbëtorë të politikanëve, por padronë të tyre. Basha nuk guxon t’ia thotë të plotë emrin Shefqet Kastratit, as Samir Manes. Ajo që tha sot Basha është vetëm një batutë e vogël.

Pronari i AlbChrome quhet Samir Mane. Minatorët kanë vdekur në galeri”, tha Qorri./Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore