Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Video/ Çarja e rrugës në Borsh, PD: Rama i dha 14 milionë euro Salillarit, asnjë përpjekje për rregullim

Video/ Çarja e rrugës në Borsh, PD: Rama i dha 14 milionë

Ish-deputetja e PD Nada Meçorapaj ishte sot në segmentin e rrugës në Borsh, i shembur pas reshjeve të para në zonë. PD vuri në dukje shqetësimin e banorëve për mungesën e mirëmbajtjes së rrugës .

“Rruga e çarë në dysh nuk është  pasojë e ndonjë tërmeti, por e korrupsionit të kësaj qeverie. Janë rreth 14 milionë euro që Edi Rama i jep kompanisë Salillari për të mirëmbajtur aksin e Jugut, por në vendngjarje është vetëm 1 punëtor dhe asnjë përpjekje për rregullim”- tha ish deputetja.

Nada Meçorapaj solli në vëmendje premtimet e Ramës për rrugë me standarde, por duke iu referuar  rrugës së çarë në dysh në Borsh, ajo theksoi se kryeministri nuk mban asnjë premtim, pasi mendon vetëm për vete dhe oligarkët.

“Pak reshje shiu dhe vjedhja e qytetarëve del në sipërfaqe, duke nxjerrë gjendjen e rëndë të keqqeverisjes, abuzimit, vjedhjes, korrupsionit.  Asgjë e mirë nuk mund të ndodhë me Edi Ramën në krye të qeverisë. Kemi edhe 105 ditë për të bërë ndryshimin!”- u shpreh ish deputetja Meçorapaj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore