Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Apeli i çuditshëm i Policisë për qytetarët: Mos u ktheni nga plazhi në të njëjtën orë!

Apeli i çuditshëm i Policisë për qytetarët: Mos u

Për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë sezonit turistik, policia e shtetit ka rritur prezencën në akset rrugore nacionale dhe në zonat bregdetare, për shkak të rritjes së ndjeshme të qarkullimit rrugor.

550 efektivë të Rrugores, radarë, kamera, alkoolteste, automjete të uniformuara dhe motoçikleta, janë vendosur në dispozicion për menaxhimin e trafikut rrugor në sezonin e verës dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Për të përballuar fluksin dhe për të shmangur trafikun dhe aksidentet, policia ka kërkuar edhe ndihmën edhe bashkëpunimin e qytetarëve. Por teksa kërkon bashkëpunim, ka bërë edhe një apel të çuditshëm: Mos u ktheni nga plazhi në të njëjtën orë!

“Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që mos të nisen të gjithë në të njëjtin orar nga plazhet drejt banesave të tyre, si dhe të përdorin edhe rrugët alternative, me qëllim shmangien e krijimit të fluksit të pandërprerë në rrugë nacionale, nëhyrje apo dalje të qyteteve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Si zgjidhje për të shmangur trafikun, policia kërkon që qytetarët të mos nisen në të njëjtin orar për t’u kthyer në shtëpitë e tyre.

Kërkesa e policisë është paradoksale për disa arsye. Së pari, sepse të gjithë pushuesit kanë axhendë personale, çka do të thotë se nuk mund të rrinë në varësi të tjerëve. Së dyti, fashat orare të plazhit janë pak a shumë të njëjta për të gjithë qytetarët.

Kërkesat e policisë

• Mos drejtoni automjetet nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma, në gjendje të dehur!

• Vendosni përherë rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse kur drejtoni mjete/motomjete.

• Evitoni parakalimet e gabuara, pasi janë rreziku më potencial për aksident rrugor dhe për bllokim të trafikut.

• Mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit.

• Qëndroni në radhën e mjeteve kur ajo krijohet për shkak të ngarkesës së madhe. Dalja nga “kolona” mund t'ju kushtojë një gjobë së bashku me pezullim të lejes së drejtimit 2-4muaj.

• Duke respektuar normat, vajtja dhe ardhja nga plazhet është më e shkurtër dhe pa vonesa.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që mos të nisen të gjithë në të njëjtin orar nga plazhet drejt banesave të tyre, si dhe të përdorin edhe rrugët alternative, me qëllim shmangien e krijimit të fluksit të pandërprerë në rrugë nacionale, nëhyrje apo dalje të qyteteve.

Apeli i çuditshëm i Policisë për qytetarët: Mos u 

Apeli i çuditshëm i Policisë për qytetarët: Mos u 

Apeli i çuditshëm i Policisë për qytetarët: Mos u

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore