Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Amendamentet e tij për bujqësinë morën vetëm 8 vota/ Braçe: Udhëheqësve u duhet kohë të vijnë tek e drejta

Amendamentet e tij për bujqësinë morën vetëm 8 vota/

TIRANË - Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, pasi socialistët rrëzuan propozimet e tij për paketën fiskale.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti socialist tha se paketa fiskale godet më të dobëtit dhe dëmton rëndë bujqësinë. Gjithsesi, Braçe shkruan se 8 votat pro amendamenteve të tij, janë një sinjal i mirë, se në të ardhmen këto ndryshime mund të bëhen.

“Udhëheqësve ju duhet kohë të vijnë tek ajo që është e vërtetë dhe e drejtë”, shkruan Braçe, ndërsa kujton sesi disa nga nismat e tij, edhe pse janë kundërshtuar në fillim, kanë nisur të aplikohen.

8 VOTA PRO PER BUJQIT!

Po hap i madh perpara ama;

-Ne nentor 2018-te, kur PROPOZOVA TATIM ZERO per rrogat deri ne 40 mije leke, MORA VETEM 5 VOTA PRO;

Kete nentor, qeveria erdhi tek propozimi im, 3 vite me vonese dhe me 46. 800 leke barre fiskale mbi çdo shqiptar me rroge 40 mije leke; llogaria eshte edhe me tre zero te tjera per rrogat nga 30 mije deri ne 40 mije leke.

-Ne nentor 2018-te, kur KUNDERSHTOVA SKEMEN 6 ME 20 PER TVSH E FERMERIT, MORA VETEM 5 VOTA PRO;

Kete nentor, parate e munguara tek gjithe zinxhiri nga bujku prodhues tek grumbulluesi, perpunuesi, ne tregun e brendshem, arriten ne 4.5 MILIARD LEKE;

Nderkohe pasoja ne blegtori, numer lopesh per qumesht, delesh e dhish per qumesht, eshte katastrofike.

A MBAN PERGJEGJESI KUSH?

Pra, dua te them;

-E para, e drejta, e verteta nuk matet me vota, nuk relativizohet, nuk zhvleresohet nga votat politike, fare;

Udheheqesve ju duhet kohe te vijne tek ajo qe eshte e vertete dhe e drejte.

-E dyta, une nuk ndjehem keq per 8 votat; une ndjehem keq kur PROPOZIME TE MAJTA nuk votohen; une ndjehem keq kur propozime ne favor te shumices nuk votohen;

Mbi te gjitha, une ndjehem keq kur nje ligj klientelist, teresisht personal e vetem per nje kompani, si dem per njeren e si favor per tjetren, votohet me shumice, si sot. Ky eshte problem i madh! Personalizimi i politikes fiskale eshte gjeja me e rende qe i ndodh tregut, ekonomise. Faleminderit te gjitheve!", shkruan Braçe.

Çfarë kërkoi Braçe

Braçe kërkon heqjen e përjashtimit të TVSH-së 6% për hotelet me 5 yje si dhe favorizimet që janë bërë për sektorin e ndërtimit në zonat rezidenciale.

Braçe po ashtu kërkon më shumë mbështetje për bujqësinë përmes heqjes së tatimit 10% për inputet bujqësore si dhe rivendosjen e skemës 20% të kompensimit të TVSH-së për fermerët.

Kritikat nuk kanë munguar as për taksën e qumështit pluhur, pasi sipas Braçes përjashtimi i fabrikave me certifikatë të AKU zhbën tërësisht qëllimin e ligjit. Ndër të tjera kërkoi vendosjen e akcizës së vajit të palmës, heqjen e favorizimeve për birrën si dhe rivendosjen e akcizës për pijet energjike./Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore