Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

'Ambicia ime është të rrëzohet…'/ A do të kandidojë Bujar Nishani për të marrë drejtimin e PD-së?

'Ambicia ime është të rrëzohet…'/ A do

Ish-presidenti Bujar Nishani, një prej zërave më kritikë të Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve, ka deklaruar se ambicia e tij kryesore është të rrëzohet Edi Rama dhe modeli i tij qeverisës.

Nishani tha në Top News se me mijëra qytetarë të cilët janë kundër Ramës nuk shkuan të votonin, pasi nuk i besojnë as Bashës.

Nishani tha se nuk ka asnjë ambicie për të kandiduar për postin e kreut të PD.

“Nuk kam asnjë ambicie. Ambicia ime është të rrëzohet Edi Rama. Unë këtë kërkoj dhe që të arrijmë tek kjo ka një proces dhe faktor kryesor është PD. PD duhet të hapë këtë proces që të krijohet një frymë e re. Qindra mijëra njerëz nuk kanë shkuar, edhe pse nuk e duan qeverisjen, por nga ana tjetër nuk besojnë as tek zoti Basha. Kjo pengon reformimin e PD.”, tha Nishani.

Tre figura të PD që duhet të kandidojnë?

Nishani: PD ka shumë figura, por fillimisht duhet të krijohet klima. Të krijohen mekanizma që garantojnë garën. Më erdhi keq nga disa kryetarë të PD në rrethe që thonin deri në fund jemi me Bashën. Jemi në vitin 2021. Ata duhet të thonë ne do të vazhdojmë të punojmë për PD, jo për Bashën. Kanë një koncept që u imponohet. /Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore