Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ambasadorja Yuri Kim mposht Covid dhe nis takimet për zgjedhjet e 25 prillit

Ambasadorja Yuri Kim mposht Covid dhe nis takimet për zgjedhjet e 25

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim e ka mposhtur Covid-19, duke ju rikthyer takimeve zyrtare. Ditën e sotme, ajo ka zhvilluar një takim me kreun e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Në takimin mes ambasadores Kim dhe Celibashit është diskutuar për përgatitjen e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Gjithashtu, pjesë e diskutimit mësohet të ketë qenë edhe identifikimi elektronik i zgjedhësve. Takimi mes ambasadores dhe kreut të KQZ ka zgjatur rreth një orë.

Më 12 shkurt, diplomatja amerikane njoftoi se ishte infektuar me Covid dhe do të vijonte detyrat e saj nga shtëpia.

“Miq dua t’ju njoftoj se jam testuar pozitive me Covid 19. Unë do të vijoj të plotësoj detyrat e mia, ndërkohë që do të qëndroj e izoluar në shtëpi për ditët e ardhshme”, kishte njoftuar asokohe ambasadorja.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore