Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ambasadorja Hajdaraga për "Zona Zero": Çfarë duhet të dini nëse po planifikoni të udhëtoni në Greqi

Ambasadorja Hajdaraga për "Zona Zero": Çfarë duhet

TIRANË - Pak ditë më parë, autoritetet njoftuan se kanë ndaluar përkohësisht hyrjen e të gjithë shtetasve të vendeve të treta në Greqi, nga çdo pikë hyrjeje dhe në çfarëdo mënyre apo mjeti, duke përfshirë lidhjet ajrore, detare, hekurudhore dhe rrugore.

Gjithsesi, ky ndalim nuk vlen për banorët e përhershëm të Shqipërisë.

Në një lidhje për emisionin “Zona Zero” në Top News, ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga tregoi edhe kriterët që duhet të plotësojnë shqiptarët për të kaluar kufirin.

Ambasadorja tha gjithashtu se Greqia njeh të gjitha llojet e vaksinave, çka do të thotë se mund të udhëtojnë drejt vendit fqinj edhe shqiptarët e vaksinuar me vaksinat kineze.

“Ndalohet përkohësisht hyrja në Greqi e shtetasve të vendeve të treta. Ne jemi të favorizuar, pasi mund të vazhdojmë të lëvizim lirshëm. Lëvizja është e lirë për të gjithë shtetasit shqiptarë. Duhet plotësuar formulari elektronik, duhet të kenë certifikatë vaksinimi të lëshuar nga një autoritet publik të paktën 14 ditë nga dita e aplikimit, ose një test PCR brenda 72 orëve ose një test të shpejtë brenda 48 orëve.

Greqia i njeh të gjitha llojet e vaksinave, pra edhe atë kinezen. Pikat e Kakavijës dhe Kapshticës funksionojnë 24 ore. Vetëm pika 3 Urat nuk punon 24 orë”, u shpreh ambasadorja.

Sipas ambasadores, as gjatë festave, nuk pritet që të ketë ashpërsim të mëtejshëm të masave, kjo pasi Greqia po ecën shumë mirë me procesin e vaksinimit.

“Nuk besoj se do të kemi më shtrëngim të masave, pasi Greqia po ecën shumë mirë me procesin e vaksinimit. Masat e brendshme janë strikte. Në ambientet e mbyllura, duhet të paraqitet certifikata e vaksinimit”, tha ambasadorja./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore