Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ambasada ruse ndërron vendndodhje, Rama: Ikën se ia vumë emrin rrugës ‘Ukraina e lirë’...

Ambasada ruse ndërron vendndodhje, Rama: Ikën se ia vumë emrin

Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e sotme zhvendosjen e Ambasadës Ruse nga vendndodhja e saj në qendër të qytetit, për në Mjull Bathore.

Gjatë një interviste në një radio britanike, me gazetarët Alaister Campbell dhe Rory Stewart, Kryeministri nënvizoi se zhvendosja ndodhi pikërisht prej faktit se rruga kishte emrin ‘Ukraina e Lirë’. Madje Rama thotë se kryebashkiaku i Tiranës ka ndërmend që pas zhvendosjes së ambasadës të zhvendosë edhe emrin e rrugës pranë përfaqësisë diplomatike të Rusisë në Shqipëri.

 “Nuk kemi prani ruse në asnjë formë a mënyrë, përveç një ambasade, e cila e ka zhvendosur së fundmi selinë e saj, për arsye se rrugën ku gjendej ambasada ruse ne e emërtuam me emrin “Ukraina e Lirë”  dhe për këtë arsye u zhvendosën në një adresë tjetër. Kam marrë vesh tani se kryetari i Bashkisë së Tiranës ka ndërmend ta zhvendosë sërish emërtimin pranë selisë së re të ambasadës së tyre. Kështu që le të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Kryeministri.

Kujtojmë se një javë më parë ambasada ruse në Tiranë, e cila ishte e pozicionuar në qendër të kryeqytetit, është zhvendosur për në Mjull Bathore. Fillimisht u raportua nga mediat se transferimi ndodhi për shkak se rruga në të cilën ndodhej selia e vjetër u emërtua ‘Ukraina e Lirë’. Por në një reagim ambasada e Rusisë përgënjeshtroi lajmet, duke thënë se ndërtesa u inaugurua që në vitin 2019 por punimet kanë shtyrë zhvendosjen.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore