
Amaneti i fundit i mjekut që vdiq nga Covid, gruaja: Vajza 4-vjeçare më thotë kur të marrë gjumi... (FOTO)
Mjeku pneumolog, Anibal Byberi, ndërroi jetën në moshën 53-vjeçare si pasojë e Covid-19. Ai u paraqit tek ish-Sanatoriumi në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ditën e sotme ishte e ftuar në studion e “Shqipëria Live”, bashkëshortja e tij Naile Baliaj, e cila tha se kishin 25 vite bashkë.
“Ishim miq, bashkëshortë dhe kolegë. Ishte ai babaxhani dhe njeriu që nuk i prishte qejfin askujt. 22 vite kemi punuar në Tropojë dhe më pas kemi ardhur në Tiranë. Ditën kur shkoi për në banesën e fundit, pritej që të niste punë”, tha ajo.
E pyetur se cili ishte amaneti i tij i fundit, gruaja tha se vajza 4-vjeçare.
“Kur po shkonte në spital kishte merak të vëllain 34 vjeç pasi kishte bërë një ndërhyrje kardiake. Përqafoi gocën e vogël dhe atë më la amanet në momentet e fundit. Por duke qenë mjek ai e kuptoi se si ishte gjendja. Vajza është 4 vjeçe, i kam thënë se babai është te Zoti. Ajo më thotë: ‘Kur një natë ta zërë gjumi Zotin, t’ia marrë babin;, pasi ajo mendon se do të rikthehet sërish. Më duhet të flas me të që ta kuptojë se babai është një engjëll tani dhe e mbron nga lart”, tha Naile.








Doli për gjah, plumbi në kokë i merr jetën shqiptarit në Itali
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
Vëzhgimi/ Mishi shitet pa etiketë, produkti i pasigurt, sepse s’ka datë skadimi dhe origjinën

Të gjithë me maska/ Ministria nxjerr udhëzimin: Si do të zhvillohet mësimi në Shqipëri, ja masat

Jeta pas infektimit me koronavirusin
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
