Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Alibeaj përjashtoi Shehun, Bylykbashin, Këlliçin dhe Shehajn nga Grupi Parlamentar, reagon Açka: Marrëzi...

Alibeaj përjashtoi Shehun, Bylykbashin, Këlliçin dhe Shehajn

Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar zyrtarisht nga grupi parlamentar i PD-së deputetët Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj.

Ata janë përjashtuar me arsyetimin e nuk janë distancuar nga dhuna në protestën e 8 janarit të thirrur nga Berisha.

Pas këtij vendimi, ka ardhur reagimi i parë nga kolegët e deputetëve. Flutura Açka, përmes një postimi në Facebook, e cilëson “marrësi të vogëlsisë”, vendimin e Alibejat.

“Marrëzia e vogëlsisë

A jeni në metro?

Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Tritan Shehu e Belind Këlliçi i bëjnë nder çdo grupi parlamentar”, shkruan ajo.

Vendimi i kreut të Grupit Parlamentar të PD-së:
Sot, më datë 10.01.2023, ka përfunduar afati 1 vjecar për distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike të deputetëve të pezulluar Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj.

Në mungesë të aktit të distancimit, sipas vendimit nr.1 dhe nr. 1/1, datë 10.01.2022 të Kryesisë së Partisë dhe konfirmimit të Këshillit Kombëtar dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 15.01.2022, nga sot hyn në fuqi masa e largimit zyrtarisht të tyre nga Grupi Parlamentar. Për këtë qëllim, është njoftuar zyrtarisht Kuvendi i Shqipërisë që deputetët Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj nuk janë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 11.01.2023.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore